Marrëveshja e Ohrit nuk është pronë private e BDI-së. Ishte sakrificë e një gjenerate të tërë dhe momenti kur ky shtet u detyrua të reflektojë mbi barazinë. Por ajo që nisi si akt i ndërgjegjes kombëtare, BDI e degradoi në dekor për pushtet, tenderë, privilegje klanore dhe pasurim personal.
E gjatë është lista e të korruptuarve të tyre që e përdorën Marrëveshjen e Ohrit për t’i mbushur xhepat, saqë edhe partneri ynë strategjik publikisht tha se “ka korrupsion endemik” dhe me vulë i vulosi si të korruptuar pikërisht këta që sot rrahin gjoksin për “shqiptari”.
Sa do që është e dhimbshme, e vërteta e tyre është kjo: Sopoti, enciklopedia, Shkupi 2014, Monstra, djegia e dyqaneve shqiptare, rrahja e fëmijëve shqiptarë nëpër autobusë, përgjimet masive, lagjja e trimave, kazinotë dhe lojërat e fatit, Almiri i vogël, “Durmo turs”, “Besa trans”, spitali modular, arratisjet nga drejtësia, ndihmesa për ta arratisur Nikolla Gruevskin, tentimi për ta kthyer, shpëtimi i Sasho Mijallkovit përmes Artanit Grubit e Enver Bexhetit e shumë e shumë hajni e manipulime.
Nuk ka parti politike që më shumë e ka dëmtuar frymën e Marrëveshjes së Ohrit sesa vetë BDI.
Prandaj sot, kur flasin për të arriturat e shqiptarëve, duhet t’u kujtohet se shqiptarët nuk janë tender, nuk janë kazino, nuk janë mburojë për
korrupsion dhe nuk janë pronë e askujt.
Marrëveshja e Ohrit është e shqiptarëve, jo e BDI-së.
Data 12.10.2026
Aktuale
- Familja e Liridona Ademajt kërkon drejtësi në Gjykatën e Apelit
- Serbia dhe baza ushtarake: Një paralel me veprimet ruse para Ukrainës
- “Rama ndodhet në zyrë”/ Protestuesit bllokojnë daljen e godinës! Aktivisti: Kryeministria është e jona, ai e ka pushtuar. Goditeni me vezë
- Jahiji prezanton prioritetet për 100 ditët e para në Komunën e Bërvenicës
- 29 vende, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë, dënojnë “sulmet, sabotimet dhe sulmet kibernetike” të Iranit
- Hati le t’i hap sytë tani, Jashari gjen dashurinë e jetës dhe martohet me këtë bukuroshe – po bëhet edhe baba
- Rritja alarmante e rasteve me fruth në Kosovë
- Adriatik Kupi dha dorëheqjen/ Në krye të Burgjeve pritet të emërohet Sadleva Bodo, aktualisht është këshilltare ligjore në BKH



