11 Dhjetor 2018 / 11:29
Nëngrupi për pajtim në Kuvend do të mblidhet nesër për të shqyrtuar versionin përfundimtar të draft-ligjit për amnistinë e 27 prillit. Alsat mëson nga burime brenda Trupit për pajtim se dallimet janë tejkaluar dhe se pengesat juridike në të cilat ka hasur nëngrupi janë dakordësuar mes palëve. Duke mos dhënë detaje se si do të amnistohen çështjet delikate si veprat e deputetëve që hapën dyert e Kuvendit më 27 prill 2017, burimet vlerësojnë se çështja është zgjidhur duke u thirrur në vullnetin politik për amnisti dhe mundësitë juridike, por duke mos rrezikuar procesin gjyqësor. Detajet do të bëhen të ditura pas mbledhjes.
Loading…


