Kompania ndërtimore “Fine” SHPK, ne pronesi 99.9% te biznesmenit strugan Fiat Canoski, ka shënuar rritje te ndjeshme te aktivitetit financiar gjate vitit 2025.
Sipas të dhenave me te fundit financiare, kompania qe menaxhon projektin rezidencial “Kosmos” me 505 banesa ne lagjen Qeramidnica te Shkupit, ka realizuar te hyra prej reth 27.4 milione euro, duke shenuar rritje prej 295% krahasuar me vitin 2024, raporton portali
Faktor.
Megjithate, pavaresisht qarkullimit te larte, bilanci vjetor tregon nje marzhe te ngushte fitimi. Fitimi neto i deklaruar per vitin 2025 arrin ne rreth 31 mije euro, si pasoje e rritjes se ndjeshme te shpenzimeve operative, te cilat kanë arritur ne 26.7 milione euro, me nje rritje prej 321% krahasuar me vitin paraprak.
Nderkohe, te dhenat kadastrale tregojne se nje pjese e konsiderueshme e njesive banesore figurojne ende te pashitura, ska le hapësire per te ardhura shtese ne
periudhën ne vijim.
Kompleksi “Kosmos” mbetet një emër i njohur në opinionin publik dhe ne debatet politiko-gjyqesore ne vend. Ne vitin 2011, objekti fillestar i ketij kompleksi u rrenua me eksploziv gjate qeverisjes se atehershme të Nikolla Gruevskit. Më pas, rasti u be pjesë e procesit gjyqësor të njohur “TNT”, një nga geshtjet me të diskutuara per nderhyrje politike ne biznes në Maqedoninë e Veriut.
Data 21.08.2026
Aktuale
- “Rama e ka vendin te 313-ta”, aktivisti Edison Lika: Nuk largohemi nga sheshi pa dorëheqje! Do ta lëshojë Ballukun në shtator, por ne s’mjaftohemi me kaq
- Operacion antidrogë në Korçë / Arrestohet një person, sekuestrohen doza kokaine, para dhe municione
- Një plakë shumë spimatike, kështu pritet të duket Gresa Behluli në vitin 2050!
- Zv/kryeministri libanez: Izraeli po pengon mbështetjen e huaj për ushtrinë libaneze
- “Arresto Ramën, arresto Ballukun”! Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion
- MPB: Janë privuar nga liria 11 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit
- “Nuk e dinim që ishte martuar”, familja e italianes zbulon të vërtetën pas aksidentit tragjik
- Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë largimin e kryeministrit Rama



