Arbër Ademi, ka akuzuar koalicionin VLEN dhe kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, për mosveprim në mbrojtjen e emrave shqip të rrugëve në Tetovë, pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e vendimit të vitit 2007 për emërtimin e rrugëve dhe shesheve në qytet.
“Gjykata Kushtetuese nxori në shesh pafuqinë dhe gënjeshtrat e VLEN-it”, deklaroi Ademi.
Sipas tij, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, për 14 muaj nuk ka ndërmarrë asnjë hap për mbrojtjen e emrave shqip të rrugëve.
“Bilall Kasami, për 14 muaj, nuk ndërmori asgjë për t’i ruajtur emrat shqip në Tetovë. Bilall Kasamit katër herë iu kërkua nga Gjykata Kushtetuese që të dorëzonte dokumente, por ai nuk bëri asgjë”, tha Ademi.


