11 Dhjetor 2018 / 11:45
Nuk ka të lënduar në zjarrin që mbrëmë rreth mesnatës shpërtheu në një shtëpi në rrugën “Mara Ugrinova” në Gostivar. Në zjarrin janë djegur çatitë e dy shtëpive dhe brendia e katit të epërm të njërës prej tyre.
Intervenimi i shpejtë i zjarrfikësve ka penguar tragjedinë dhe pasoja më të rënda, me faktin se në njërën nga shtëpitë kanë fjetur familjarët, ndërsa objektet e djegura gjenden në një lagje të ngushtë.
Zjarri me siguri është paraqitur në çatinë e shtëpisë, pronë e A.D (68) dhe shpejt rreth mesnatës është përhapur në objektet përreth.
Akoma nuk ka informata për shkaqet e zjarrit.
(foto: MIA)
Loading…


