12 Dhjetor 2018 / 11:28 Zëvendës ndihmës sekretari i Stejt Deartamentit, Jon Salivani, prej sot në tetë ditët e ardhshme, do të vizitojë disa metropole evropiane, në mesin e të cilave javën e ardhshme do të qëndrojë edhe në Shkup. Ndihmësi i shefit të diplomacisë amerikane, përveç Shkupit do të qëndrojë edhe në Bratisllavë, Vjenë, Sofje, Sarajevë dhe Varshavë. Salivan në Shkup do të arrij më 18 dhjetor, si funksionar më i lartë i Stejt Departamentit. Në Shkup, Salivan pritet që të diskutojë për çështjet rajonale, por sipas paralajmërimit nga Stejt Departamentit dhe t’i inkurajojë autoritetet e Maqedonisë që të…
Author: almakos
12 Dhjetor 2018 / 10:26 Gjatë kohës së seancës së djeshme plenare në Parlamentin grek çështja e emrit dhe Marrëveshja e Prespës kanë qenë pjesë e temave për të cilat mes veti me zëra të lartë janë akuzuar kryeministri grek Aleksis Cipras dhe lider i Demokracisë së Re, Krijakos Micotakis. Micotakis ka akuzuar qeverinë aktuale se ka bërë pazar dhe ka “këmbyer çështjen e Shkupit për pensionet” dhe paralelisht ka kërkuar të shpallen zgjedhje që populli grek të vendos për Marrëveshjen e Prespës. “Z. Cipras do ju them atë që mes veti e diskutojnë të gjithë qytetarët: e këmbyet çështjen…
12 Dhjetor 2018 / 9:46 Në Gjykatën Penale në Shkup vazhdon gjykimi për parregullsitë zgjedhore “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike. Në lëndën “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Themelkko, Leko Ristovski, Kirill Todorovski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Alleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ata janë të dyshuar për shoqërim kriminal, shkelje të të drejtës së zgjedhjes, shkelje ndaj lirisë së përcaktimit të zgjedhësit, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimeve, shkatërrim…
12 Dhjetor 2018 / 8:14 Moti në Maqedoni do të jetë i ftohtë në orët e hershme të mëngjesit dhe erë të dobët. Temperatura minimale do të lëviz prej -4 deri 2 gradë celsius, ndërsa temperatura më e lartë ditore do të jetë në intervalin prej 3 deri 6 gradë celsius. Loading…
11 Dhjetor 2018 / 20:29 Prokuroria ka ngritur akuzë ndaj të riut 20 vjeçar me inicialet A.R nga Draçeva i cili dyshohet se vrau me armë të ftohtë gjyshen e vet. Prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike sot dorëzoi propozim-vendim për t’i caktuar masë paraburgimi me 30 ditë. Propozimi i caktuar është pranuar nga Gjykatësi, për dyshime paraprake për arratisje të mundshme nga vendi dhe frika se i dyshuari mund të përsërisë veprën. Siç mëson Alsat, gjyshja N.G tashmë e ndjerë, nga Draçeva e Shkupit mbrëmë është vrarë nga nipi i saj. Policia ka kryer të gjitha ekspertizat dhe…
11 Dhjetor 2018 / 19:05 Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela në dëshminë për ngjarjet e përgjakshme në Kuvend më 27 prill tha se mezi pret të zbardhet e vërteta që fshihet pas kësaj ngjarjeje, në mënyrë që të kuptojë se kush e deshi likuidimin e tij fizik. Sela u shpreh i bindur se sulmi ndaj tij kishte qenë i planifikuar, ndërsa hodhi dyshime se krerët e partive politike të cilët atë ditë nuk kanë qenë në Kuvend kanë gisht në organizimin e skenarit. [embedded content] Është simptomatike ajo që kryetari aktual e ka ditur, Ministri i Brendshëm i…
11 Dhjetor 2018 / 18:53 A do të bie akuza “cenim terrorist i rendit kushtetues” për 27 prillin e vitit 2017? Draft-ligji për amnisti i përgatitur nga nëngrupi për pajtim parashikon amnistinë e të gjithë personave që nuk janë të përfshirë në dhunë, organizim të dhunës dhe bashkëveprim kriminal. Drafti do të prezantohet të mërkurën nga trupi parlamentar për pajtim dhe integrim. Versioni i hartuar në Kuvend parashikon që me nenin 1 të rregullohet heqja e akuzës, ndërsa në nenin 2 të përcaktohen veprat nga Kodi Penal të cilat nuk i përfshin ligji në rast miratimit. Ndërkohë neni 3 i…
11 Dhjetor 2018 / 18:45 Trajko Veljanovski pohon se u ka urdhëruar deputetëve që t’i hapin dyert e Kuvendit. Në dëshminë për 27 prillin e përgjakshëm, ish-kryeparlamentari mohoi lidhshmëri me ndërhyrjen e organizuar në Parlament. Veljanoski dëshmoi në favor të të akuzuarit Goran Gjoshevski – Levi, shef i sigurimit të tij personal. Pyetje për Veljanoskin kishin vetëm të akuzuarit të cilët janë në paraburgim. Nikolla Mitrevski – Koljo A keni dhënë urdhër më 27 prill që të hapen dyert dhe të krijohet kaos? Trajko Veljanovski, Ish kryetar i Kuvendit Unë jam këtu si dëshmitar dhe jam nën betim. Ekziston vepër…
Institucionet hungareze akoma heshtin për kërkesën e Qeverisë së Maqedonisë për ekstradimin e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, i cili para një muaji u arratis nga Maqedonia në këtë vend anëtar të BE-së, ku më pas ka marrë azil politik. Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë akoma nuk ka marrë kurrfarë përgjigje për kërkesën e as, siç sqarojnë për MIA-n që atje, ka ndonjë reagim zyrtar apo shkresë lidhur me këtë rast. Gruevski u largua nga Maqedonia në momentet kur duhet të paraqitet për vuajtjen e dënimit dyvjeçar me burg për rastin me furnizimin e mercedesit luksoz. Derisa ekipet e gazetarëve…
Për të dytën ditë me radhë të burgosurit në burgun e Idrizovës vazhdojnë grevën e urisë, duke kërkuar që të përfshihen në ligjin e mundshëm të amnistisë për ngjarjet e 27 prillit. Drejtori i burgut të Idrizovës, Bobi Mojsoski tha se sot është zvogëluar në 330 numri i të burgosurve që kanë refuzuar ushqimin, derisa dje kishin refuzuar 600. “Mbetet të shihet nëse Qeveria do të shprehë vullnet t’i takojë të burgosurit dhe rrjedhimisht të kuptojmë se çfarë masash do të marrin të burgosurit pas grevës 2 ditëshe” tha Mojsoski. Por edhe përkundër pohimeve të këtilla të drejtorit të burgut,…
11 Dhjetor 2018 / 15:59 A do të bie akuza “cenim terrorist i rendit kushtetues” për 27 prillin e vitit 2017? Draft-ligji për amnisti i përgatitur nga nëngrupi për pajtim parashikon largimin e akuzës në fuqi dhe amnistinë e të gjithë personave që nuk janë të përfshirë në dhunë, organizim të dhunës dhe bashkëveprim kriminal. Drafti do të prezantohet të mërkurën nga trupi parlamentar për pajtim dhe integrim. Versioni i hartuar në Kuvend parashikon që me nenin 1 të rregullohet heqja e akuzës, ndërsa në nenin 2 të përcaktohen veprat nga Kodi Penal të cilat nuk i përfshin ligji në…
11 Dhjetor 2018 / 15:45 Shpenzimet mujore të studentëve në Maqedoni arrijnë shumën 21.410 denarë për studentët që studiojnë me participim dhe 22.435 për studentët që paguajnë shkollimin. Sipas hulumtimit të Fondacionit Shoqëri e Hapur standardi i studentëve është mjaftë i ulët dhe shumica e studentëve janë në gjendje të rëndë financiare. Studentët ankohen edhe për shpenzime të shumta administrative. Për dhënien e diplomës konkretisht kur janë kryer të gjitha provimet studentët e Universitetit të Tetovës paguajnë 6000 denarë ndërsa në fakultete tjera kjo shumë ndryshon. Edhe pse UT është një nga universitetet me numër më të vogël të pikave…

