13 Dhjetor 2018 / 11:36 Targeti apo qëllimi i përgjimeve përveç funksionarë politik dhe biznesmenë kanë qenë edhe numrat e telefonit të Aleksandra Mijallkovës, bashkëshortes së të akuzuarit Sasho Mijallkov dhe vëllait të tij Vllatko Mijallkov. Kështu deklaroi dëshmitari i sotëm Gjorgji Llazarevski, në rastin “Target-Fortesa” . Ai i pyetur nga ana e prokurorit se a ka pasur ndonjë target sensitiv ose të ndjeshëm ai dha emrat e Aleksandra dhe Vllatko Mijallkovit. Gjorgji Llazarevski së bashku me Zvonko Kostovskin me vite kanë grumbulluar dëshmi për përgjime të paligjshme në DSK dhe më vonë kanë zbuluar aferën Target. Në rastin “Target-Fortesa”…
Author: almakos
13 Dhjetor 2018 / 11:19 Seanca e sotme gjyqësore në Gjykatën Penale për rastin e 27 prillit ka filluar me deklaratat e mitropoliti nga Kisha Ortodokse Maqedonase, Pimen Ilievski. Mitropoliti Pimen Ilievski është në mesin e pesë dëshmitarëve të propozuar nga i akuzuari Bogdan Ilievski-Betmen. Në seancën e sotme duhet të dëshmojnë edhe Ivona Opetçeska-Tatarçeska, Metodija Ilievski dhe Tomisllav Jovanovski të gjitha të propozuara nga i pandehuri Bigdan Ilievski-Betmen. Sot gjithashtu duhej të dëshmon edhe Sotir Kostov, të cilin për shkak të gjendjes shëndetësore avokati i Betmenit, Sashko Dukovski e ka tërhequr nga cilësia e dëshmitarit. ALSAT Loading…
13 Dhjetor 2018 / 10:46 Sindikalistet e Qendrës Klinike bllokuan piken pagesore të parkingut ne shenje revolte për rritjen e çmimit të biletave te parkingut. Pos çmimit te parkingut ata protestuan edhe për pakënaqësitë lidhur me rritjen e pagave! [embedded content] Loading…
13 Dhjetor 2018 / 10:02 Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojnë seancat për rastet e Prokurorisë së Speciale Publike, “Target-Fortresa”, “Tarifa” dhe “Titanik 3”. Hetimi për lëndën “Fortesa” u hap më 19 mars të vitit 2016 ndërsa për lëndën “Target” më 17 nëntor të vitit 2016, për shkak të lidhshmërisë janë bashkuar në një lëndë të vetme. Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DSK, në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë ilegale janë përgjuar 4.286 numra telefoni për të cilat nuk ishte dhënë urdhër nga gjykata. Komunikimi është ndjekur…
13 Dhjetor 2018 / 9:47 Gjykimi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvend vazhdon sot në Gjykatë Penale me dëgjimin e pesë dëshmitarëve e të propozuar nga mbrojtja e të akuzuarit Bogdan Ilievski “Betmen”. Sipas njoftimeve nga kryetarja e Këshillit gjyqësor Dobrilla Kacarska, pritet që sot të mbarojë dëgjimi i dëshmitarëve kurse nesër Prokuroria do të vazhdojë me dëshmitë shtesë ndërsa nga java e ardhshme të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre do të fillojnë më fjalët e tyre përfundimtare. Ndryshe, për ngjarjet në Kuvend të akuzuar janë 33 persona prej të cilëve 31 për veprën penale…
13 Dhjetor 2018 / 8:28 Zëdhënësi i qeverisë hungareze Zolltan Kovaç ka deklaruar se të gjitha procedurat lidhur me azilin e ish-kryeministrit Gruevski janë në përputhje me ligjin dhe rregulloret ndërkombëtare. Gjatë një konference për shtyp, i pyetur nëse qeveria hungareze ishte përfshirë në arratisjen e Gruevskit në Hungari, Kovaç është përgjigjur se, Hungaria sado që është përfshirë, ka ndjekur të gjitha rregullat ndërkombëtare në përputhje me standardet ndërkombëtare. Gjithashtu zëdhënësi hungarez ka theksuar se nuk ka besim në sistemin gjyqësor në Maqedoni. “Theksoj, e keni parë këtë edhe në një Tweet timin, se agjencitë e Komisionit Evropian dhe agjencitë…
12 Dhjetor 2018 / 22:42 Në emisionin “Magazina Ekonomike” në televizionin Alsat, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka folur edhe për përmirësimin e shërbimeve në ndihmën e shpejtë. Filipçe informoi se përveç 12 makinave të reja priten edhe 6-7 makina tjera si donacion nga Republika Çeke. Ai gjithashtu theksoi se gjatë vitit të ardhshëm pritet që të bëhen edhe 100 punësime në sektorin ndihmës së shpejtë. Për këtë, u furnizuam me automjete të reja për ndihmë urgjente mjekësore në procedurë të hapur dhe transparente ku kemi kursyer diku 40% të buxhetit. Ato makina do të vijnë, janë 12 në numër,…
12 Dhjetor 2018 / 22:15 Ministi i Shëndetësisë Venko Filipçe në edicionin e sotëm të emisionit “Magazina Ekonomike” në televizionin Alsat ka shpjeguar zgjidhjen e problemit të mungesës së mjekëve në zonat rurale. Ministri i Shëndetësisë njoftoi se të gjithë zonat rurale ku ka mungesë të mjekëve dhe infermiereve, shërbimet e sistemit të shëndetit primarë do t’i përafrojnë tek qytetarët përmes shërbimeve mobile. Pilot- projekti i këtillë filloi në komunën e Koçanit, vijojnë Manastiri dhe Resnja, kjo do të thotë se ekipe me infermiere të trajnuara me program special që është i përafërt me programin e “Parademiks” që përdoret në…
12 Dhjetor 2018 / 19:55 I relaksuar, me kafe e muhabet dhe drekë në një restorant në Budapest. Pas një muaji në arrati, një portal hungarez e kapi ish-kryeministrin Nikolla Gruevski. E shoqëronin persona të panjohur. Gazetari priste të përfundojë qëndrimi. Gruevski doli. Nuk u përgjigj se si është arratisur nga Maqedonia. Me shpejtësi hyri në një makinë të zezë, me xhamat e pasmë të errët. E voziste një vozitës. [embedded content] Si u arratisët nga Maqedonia? A ju ndihmuan autoritetet hungareze? Zotëri Gruevski a ju ndihmuan autoritetet hungareze? Kjo është videoja e parë e Nikolla Gruevski qëkur gjendet në…
12 Dhjetor 2018 / 19:27 Furnizuesi EVN dhe ELEM Trejd janë kompanitë që dorëzuan oferta për furnizues universal të energjisë elektrike. EVN Furnizim ofroi 14,4 për qind bruto-marzhë, derisa ELEM Trejd doli me ofertë 14,9 për qind bruto-marzhë. Gjatë periudhës së ardhshme komisioni do t’i shqyrtojë ofertat dhe përmes ankandit negativ elektronik të marzhës që duhet të zvogëlohet do të zgjedhë kompaninë që në fund do të ofrojë marzhën më të ulët dhe do ta fitojë punën – Furnizues universal i energjisë elektrike. Afati për zgjedhje është 86, por Komisioni pret që vendimi të merret shumë më shpejtë. [embedded content]…
12 Dhjetor 2018 / 19:00 Ish ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov dhe gjyshi i Tamarës, Lupço Stojanovski u takuan sot në rikonstruktimin e ngjarjes së 1 korrikut të vitit të kaluar, për të cilën Stojanovski akuzohet për tentim për vrasje. Të dy palët kanë bërë përshkrime të ndryshime për momentin e gjuajtjes. Sigurimi i Todorovit ka theksuar se gjyshi i Tamarës, për disa sekonda, ka shtënë dy plumba. Për këtë ngjarje, ekspertët e Ministrisë së Punëve të Brendshme do të bëjnë ekspertiza shtesë dhe do të kërkojnë xhirimet e kamera të sigurisë. Rekonstruimi i ngjarjes vjen dy javë pasi Apeli…
12 Dhjetor 2018 / 17:50 Në seancën e fundit të Qeverisë janë miratuar katër amendamentet për ndryshimet kushtetuese. Materialet janë dorëzuar në Kuvend për fazën e tretë dhe të fundit të procedurës për ndryshim të Kushtetutës. Teksti përfundimtar i amendamenteve është përpiluar pas fazës së debatit publik. Amendamenti 33 ka të bëjë me ndryshimin e emrit të shtetit në “Republika e Maqedonisë së Veriut”; amendamenti 34, me ndryshimin e Preambulës; amendamenti 35, me respektimin e kufijëve të shteteve fqinje ai i fundit, amendamenti 36, me kujdesin për shtetasit e Maqedonisë së jetojnë jashtë vendit. ALSAT Loading…

