Author: almakos

14 Dhjetor 2018 / 20:44 Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, do të organizojë një takim joformal me liderët e Ballkanit Perendimor gjatë javës së ardhshme në Bruksel. Në takimin e 19 dhjetorit, do të diskutohet për situatën në rajon, arritjet gjatë vitit 2018 si dhe planet për vitin e ardhshëm, ka njoftuar Shërbimi i Jashtëm i Bashkimit Evropian. “Në vitin 2018 është konfirmuar perspektiva e qartë evropiane, e bazuar në meritat dhe rezultatet, për të gjithë partnerët në Ballkanin Perendimor” thuhet në njoftim. Komisioni Evropian, në shkurt, miratoi strategjinë për Ballkanin Perendimor, ndërkaq…

Lexo më Shumë

14 Dhjetor 2018 / 19:45 Maqedonia mori jashtëzakonisht mendim pozitiv nga Komisioni i Venecias për ndryshimet në ligjin për gjykata, i cili është në procedurë kuvendore, kumtojnë nga Ministria e Drejtësisë. Në kumtesë theksojnë se në seancën e sotme të Komisionit të Venecias, mendimi është miratuar, ndërsa prej atje theksojnë se numri më i madh i mendimeve të dhëna në vitet paraprake tani janë implementuar në ligj. Qëllimi i këtyre ndryshimeve të ligjit është harmonizimi me standardet evropiane. Si ndryshime kyçe në pjesën e Ligjit për gjykata, janë ato që kanë të bëjnë në bazat për konfirmimin e përgjegjësisë disiplinore…

Lexo më Shumë

14 Dhjetor 2018 / 15:56 Për tetë vite apo më saktë në vitin 2027 pritet të realizohet udhëtimi me tren nga Shkupi për në Sofje. Hekurudha nga Shkupi deri në kufirin bullgar duhet të ndërtohet deri në vitin 2025, por për lidhjen e plotë me hekurudhë, duhet të presim edhe dy vite tjera, deri kur pritet të ndërtohet hekurudha nga Sofja deri në kufirin maqedonas. Ministria e financave firmosi marrëveshjen për grantin prej 68,6 milionë euro nga BE, i ndarë nga Programi i investimeve për Ballkanin Perëndimor, marrëveshje që u arrit verën e shkuar në Samitin e Triestës. Me këto…

Lexo më Shumë

14 Dhjetor 2018 / 15:19 Qeveria i dha dritë jeshile propozim- buxhetit shtesë për vitin 2019. Në mbledhjen e qeverisë janë harmonizuar amendamentet, që dolën nga debati i komisionit për buxhetin e vitit të ardhshëm. Plotësimi i buxhetit ka të bëjë me programet e sferës mjedisore dhe masave për ndotjen e ajrit, ndërtimin dhe rindërtimin e rrugëve në nivel lokal, si dhe rritjen e fondeve buxhetore për disa ministri. Nga debati për amendamentet, dolën para më shumë për Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”. Deri në vitin e ardhshëm, qeveria pret të mbledhë 3.4 miliardë euro dhe të shpenzojë 3.7 miliardë…

Lexo më Shumë

14 Dhjetor 2018 / 15:15 Ligji për Amnisti , i cili të hënë pritet që të jetë para deputetëve në Kuvend, do t’i përfshijë 30 persona.  Jozyrtarisht, amnistia për 27 prillin nuk vlen për Mitko Çavkovin, Vlladimir Atanasovin, Aleskandar Vasilevskin- Ninxha dhe 40 persona të tjerë të dyshuar, të akuzuar apo të dënuar për dhunën në Kuvend. Ligji për Amnisti pritet që të marr dritën jeshile para se të merret vendimi i shkallës së parë për deputetët të cilët akuzohen për dhunën në Kuvend. Sipas zërave që qarkullojnë në opinion, Prokuroria pritet që të fjalën përfundimtare të bëj rikualifikim të…

Lexo më Shumë

14 Dhjetor 2018 / 14:53 Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi tha se shumica parlamentare dhe opozita duhet të bëjnë maksimumin që të realizohen ndryshimet kushtetuese, në mënyrë që duke përmbushur obligimet e Marrëveshjes së Prespës vendi të hapërojë drejt NATO-s dhe BE-së. Edhe ambasadorja e Britanisë së Madhe, Rejçel Gallovej vlerësoi lartë marrëveshjen, shprehu mbështetjen e vendit të saj që Maqedonia të integrohet në NATO dhe BE si dhe i inkurajoi deputetët të punojnë në procesin e pajtimit. Këto komente u bënë në Kuvend gjatë nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim, me rastin e 25 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes dy…

Lexo më Shumë

14 Dhjetor 2018 / 13:53 Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, paraqitjen për fundvit në Kuvendin e Maqedonisë do ta ketë më 28 dhjetor, me fillim prej ora 12:00. Kjo do të jetë edhe paraqitja e fundit e Ivanovit si president i Maqedonisë, pasi që më 2 maj të 2019-s do t’i skadojë afati prej presidenti, ndërkohë që zgjedhjet parlamentare do të shpallen në fund të muajit janar të 2019-s. Gjorge Ivanov në postin e presidentit të shtetit të Maqedonisë është që dhjetë vjet. Për herë të parë u bë president në vitin 2009, si kandidat i partisë atëherë në pushtet,…

Lexo më Shumë

14 Dhjetor 2018 / 13:36 Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, po del të jetë ndër përkrahëset me të mëdha të Kosovës. Ajo ka urdhëruar shtetin e saj në NATO, Kroacinë që të jetë PRO formimit të Ushtrisë së Kosovës. Kitaroviq i është gëzuar shumë formimit të Kosovës. Në një intervistë të bërë në një media kroate, ajo ka folur edhe për Ushtrinë e Kosovës, ku ka thënë se e mbështetë formimin e saj. “Kroacia dhe Kosova janë shtete mike, kanë raporte të shkëlqyera mes vete. Me Kosovën kemi histori të njejtë përgjatë historisë. Andaj ajo meriton ta ketë Ushtrinë e…

Lexo më Shumë

14 Dhjetor 2018 / 12:55 Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka uruar Kosovën për themelimin e Ushtrisë. Njëkohësisht, ai ka kërkuar falje për zgjatjen e kësaj procedure, pasi mbi 70 për qind e amendamenteve ai tha se kanë qenë të Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas tij, më meritorët për këtë janë dëshmorët dhe martirët që kanë rënë në luftë. “Ju kërkoj falje që zgjati kjo procedurë. Mbi 70 amendamente ka qenë të Lëvizjes Vetëvendosje, andaj zgjati aq shumë. Është fitore jo vetëm e Kosovës, pro e secilit qytetar të vendit tonë. Kemi vuajtur shumë. Kemi pasur shumë sakrifica deri në bërje…

Lexo më Shumë

14 Dhjetor 2018 / 12:41 Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj është deklaruar pas vendimit të themelimit të Ushtrisë së Kosovës. Ai nuk ka folur gjatë rreth këtij procesi por ka komentuar disa thënie të gjeneralit amerikan James Mattis duke iu referuar marinsave amerikanë ndërsa të njëjtën e ndërlidhi edhe me ushtarët e FSK-së. ”Të gjitha partitë të gjithë njerëzit  të kontribuojnë në forcën e Ushtrisë së Kosovës. Në asnjë situatë dhe asnjë rrethanë më nuk e vë në pikëpyetje mandatin e FSK-së”. ”Ne jemi të fundit që e kemi fituar paqen, e sikurse që thuhet se  s’ka miq më të…

Lexo më Shumë

14 Dhjetor 2018 / 11:24 Ambasadorja e Britanisë së Madhe, Rejçel Gallovej theksoi se deputetët kanë përgjegjësi të punojnë për procesin e pajtimit. Gjatë nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim me rastin e 25 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Britanisë dhe Maqedonisë, Rejçel tha se vendi i saj mbështet Maqedoninë në realizimin e objektivave strategjike, integrimin në NATO dhe BE. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ndërkaq falënderoi Britaninë për mbështetjen e deritanishme dhe tha se në memorandum theksi është vënë mbi disa aspekte të rëndësishme të funksionimit të Kuvendit si institucion i pavarur. Loading…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare ku do të votohen tre projektligjet që FSK-në e shndërrojnë në ushtri. Rendi i ditës: Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Drejtpërdrejt nga Kuvendi i Kosovës Publiée par Alsat sur Vendredi 14 décembre 2018

Lexo më Shumë