Drejtues të komunitetit të bizneseve nga Maqedonia kërkojnë që të mbahet një mbledhje e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë për unifikimin e doganave, për eliminimin e barrierave dhe korrupsionit të shkaktuara nga pala maqedonase në vendkalimin kufitar në Bllacë. Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Nebi Hoxha në një intervistë për KosovaPress ka thënë se bashkëpunimi ekonomik në mes shteteve të Ballkanit është në nivel të pamjaftueshëm. Hoxha ka thënë se vendimi për taksat 100 përqind ndaj mallrave me origjinë nga Serbia rritë këmbimin tregtar ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë. Këmbimi tregtar ndërmjet këtyre dy shteteve,…
Author: almakos
16 Dhjetor 2018 / 20:58 Këshilli i komunës së Ohrit në seancën e sotme të jashtëzakonshme të thirrur me rastin e vdekjes së kryetarit të komunës Jovan Stojanoski, njëzëri solli vendim që dita e nesërme (17 dhjetor) të shpallet ditë zie në territorin e komunës. Loading…
16 Dhjetor 2018 / 15:50 Banorët e Komunës së Çairit të ndarë në mendime sa i përket punës një vjeçare të kreut të kësaj Komune. Disa prej tyre me shumë kritika për mos-përmbushjen e premtimeve parazgjedhore, duke përkujtuar se në Komunën e tyre mungojnë shkolla dhe çerdhe të reja si dhe kanalizimi e ujësjellësi, në lagje të caktuara. Disa të tjerë shprehen se kreu i Komunës ka punuar aq sa ka pasur mundësi. Ndërsa vetë Ganiu gjatë llogaridhënies për punën e tij një vjeçare ka theksuar se ka përmirësuar infrastrukturën rrugore në disa pjesë të Çairit, ngritjen e nivelit të…
16 Dhjetor 2018 / 15:42 Maqedonia nuk ka kuadër mjekësor të cilët bëjnë pastrimin e gjakut të foshnjës në barkun e nënës nëse ajo ka komplikime shëndetësore. Rastet e tilla që paraqiten në Maqedoni detyrohen të dalin jashtë shteti për të kryer këtë trajtim, në të kundërtën foshnja në shumë raste përfundon edhe në mënyrë fatale. Të gjithë mjekët e specializuar për këtë gjë janë transferuar nëpër spitale private ndërkaq kuadro të ri të interesuar për këtë specializim nuk ka. Nga Klinika e Transfuziologjisë thonë se edhe interesimi i shtatzënave është i ulët për pranimin e terapisë e cila parandalon…
16 Dhjetor 2018 / 15:26 Ambasadori i Francës në Republikën e Maqedonisë, Kritjan Timoni vlerëson se amnistia për dhunën në Kuvend, duhet të bëhet në të mirë të shtetit dhe jo për interesa individuale. Sipas tij, injorimi i ngjarjeve të dhunshme, mund të shpie tek përsëritja e të njëjtave. [embedded content] Kjo çështje përmban gjithashtu plagë, që mund të përkeqësohen në shoqëri, por nëse, përsëri, me të vërtetë vetëm i hedhim anash, ngjarjet e caktuara, atëherë ato ngjarje rrezikojnë që të përsëriten. Gjithë kjo nuk mund të arrihet me bisedime të sinqerta mes partive më të mëdha, por të njëjtat…
16 Dhjetor 2018 / 14:45 Dhjetëra banorë të fshatit Përshefcë të komunës së Tearcës, kanë dalë në mesditë në rrugët e fshatit për të shprehur, siç thanë ata, revoltën e tyre kundër bastoreve sportive që hapen afër shkollave dhe objekteve fetare. Banorët kërkuan nga pronarët e këtyre bastoreve që të largojnë sa më shpejtë lojërat e fatit nga afërsia e shkollave dhe xhamive, ose në të kundërtën protesta e tyre do vazhdojë çdo ditë. [embedded content] Ne jemi të vetëdijshëm se Ligji atyre ua mundëson këtë, por, si banorë të këtyre anëve jemi edhe kundër këtij Ligji që në asnjë…
16 Dhjetor 2018 / 14:21 Tre udhëtarë kanë humbur jetën dhe 32 janë lënduar, katër prej tyre luftojnë për jetë. Ky është bilanci i aksidentit që ndodhi sot në orët e para të mëngjesit në Serbi. Fatkeqësia ka ndodhur në autostradën Leskovac-Nish, derisa autobusi me targa të Maqedonisë po udhëtonte drejt Vjenës. Edhe pse nuk ka qëndrim zyrtarë për shkaqet e aksidentit, mediat serbe raportojnë se kushtet atmosferike, rrugët e rrëshqitshme nga bora dhe akulli janë shkaktarët e kësaj tragjedie. Nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë konfirmojnë se njëri nga viktimat është mashkull i moshës 68 vjeçe dhe dy femra…
16 Dhjetor 2018 / 13:02 Në lidhje me aksident e autobusit me targa të Maqedonisë në Serbi, Ministria e Punëve të Jashtme përmes Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Beograd në kontakt me përfaqësuesit e autoriteteve kompetente në Serbi konfirmim informacionet zyrtare të mëposhtme:Deri më tani është identifikuar vetëm një viktimë, një person i moshës 68 vjeçare. Janë konfirmuar edhe 2 viktima të tjera, bëhet fjalë për 2 gra, por që ende nuk janë identifikuar.Autobusi është një operator i linjës së Strugës Euroturs me targa regjistrimi SU 3325 AC.Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce dhe një përfaqësues i Ambasadës së Republikës…
16 Dhjetor 2018 / 12:05 VMRO sot protestën e radhës do ta zhvillojë në qytetin e Velesit. Nga kjo parti përmes kumtesës bëjnë thirrje te të gjithë qytetarët që të bashkohen për të shpëtuar shtetin nga LSDM-ja. Partia opozitare thotë se ikja nga vendi po bëhet gjithnjë e më e madhe, ekonomia po zhytet derisa gjendja e rëndë në shoqëri përfshirë këtu shëndetësinë, bujqësinë, arsimin e sigurinë është gjithnjë e më e madhe. “LSDM thuajse e ka vjedhur shtetin dhe të ardhmen e qytetarëve që mendojnë të jetojnë në Maqedoni. Këtë trend nuk mund të lejojmë, pikërisht për këtë VMRO…
ФОТО: РТС 16 Dhjetor 2018 / 11:58 Mjekja serbe Jelena Milenkoviq që arriti e para me ambulancë në vendin e ngjarjes tregon situatën tragjike që pa me sytë e saj. “Situata ishte me të vërtet dramatike. Autobusi ishte rrokullisur. Unë me zjarrfikësit hyra në autobusin. Në autobusin kishte katër udhëtar të bllokuar, ndërsa tre ishin pa shenja jete”, kështu ka deklaruar mjekja Jelena Milenkoviq, e cila së bashku me ekipin e saj ishin të parët që kanë arritur në vendin e tragjedisë në Leskovc, shkruan Kurir.rs. Për momentin dihet se kanë humbur jetën 3 persona, ndërsa janë lënduar 32 të…
16 Dhjetor 2018 / 10:18 Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat ligjore dhe të bashkëpunojnë me policinë nëse vërejnë persona të cilët shesin mjete piroteknike dhe t’i paraqesin te nëpunësit policorë personalisht ose përmes numrit falas të telefonit 192. “Përdorimi i paautorizuar i mjeteve piroteknike, me të cilat prishet rendi publik, qetësia dhe siguria e qytetarëve dënohet me gjobë me vlerë prej 200 deri 500 euro”, përkujtojnë nga MPB-ja. Policia u bën thirrje minorenëve që të mos përdorin fishekzjarr, pasi ato paraqesin rrezik për shëndetin e tyre. Përdorimi i paautorizuar i mjeteve piroteknike…
16 Dhjetor 2018 / 10:13 Për shkak reshjeve intensive të borës që po bie mëngjesin e sotëm gati në të gjithë vendin, rekomandohet kujdes i veçantë për shoferët që të respektojnë limitet e shpejtësisë në pjesët e rrugëve ku ka mbetje bore dhe lagështie, të përdorin pajisjet e veçanta si gomat e dimrit dhe zinxhirët, apelojnë nga Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë”.Ndërmarrja Publike rekomandon posaçërisht kujdes të veçantë në kalimet malore ku trashësia e dëborës është më e madhe dhe ende papastruar. Loading…

