Thermometer on snow shows low temperatures – zero. Low temperatures in degrees Celsius and fahrenheit. Cold winter weather – zero celsius thirty two farenheit. 18 Dhjetor 2018 / 7:52 Reshje më shumë do të ketë edhe në orët e paradites në pjesët qendrore dhe lindore të vendit, ndërsa pasdite gradualisht do të zhvendosen drejt lindjes dhe do të ndalojnë. Do të fryjë erë mesatare përgjatë Luginës së Vardarit të përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, që gjatë ditës do të shkaktojë ulje të temperaturës për disa gradë. Temperatura e ditës do të jetë në interval prej -2 deri në 4 gradë. Në…
Author: almakos
17 Dhjetor 2018 / 23:06 Kanë filluar përgatitej për protestat e paralajmëruara nga studentët shqiptarë të Maqedonisë. Është paralajmëruar se nesër me fillim nga ora 12:30 në sheshin Iliria, në Tetovë do të fillojnë protestat e studentëve, kurse këto janë disa nga pankartat e tyre për protestat nesërme. Loading…
17 Dhjetor 2018 / 21:54 Televizioni Alsat është fitues i çmimit “Media-promotor i gazetarisë si e mirë publike” , i cili e mban emrin e Roberto Beliçanecit, ekspert i medieve, i cili vite me parë u nda nga jeta. Çmimin e ndau Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik. Nga Sindikata theksuan se për çmimin duhej përmbushur ndër të tjera këto kritere : Trajtimkn e gazetarisë si e mirë publike përmes angazhimit për liri të shprehjes, respektimin e Kodit Gazetaresk, si dhe raporte korrekte ndaj të punësuarve, respektimin e të drejtave të punëtorit dhe të drejtave profesionale. Sindikata këtë…
17 Dhjetor 2018 / 21:54 Televizioni Alsat është fitues i çmimit vjetor “Roberto Beliçanec” si media promotor i gazetarisë si e mire publike të Sindikatës së Pavarur të Gazetareve. Të përzgjedhur për këtë çmim ishin gjithsej tetë mediume. Kriteret për të fituar këtë çmim janë: Përgjegjësia e vazhdueshme shoqërore, trajtimi i gazetarisë si e mirë publike, respektimi i kodeksit të gazetarëve, trajtimi i temave me interes publik si dhe përkujdesja ndaj të punësuarve. Të lumtur që vlerësohemi si promotor i së mirës publike. Faleminderit të gjithë ekipit dhe kolegëve nga televizionet e tjera. Në ditë si kjo, kuptojmë se sa vlejmë,…
17 Dhjetor 2018 / 21:10 Gazeta australiane “Canberra Times” në një tekst të titulluar “Lista e turpit: Cilat ambasada kanë borxh më të madh ndaj shtetit për parkim të gabuar” ka publikuar një listë të ambasadave të Canberrit që kanë bërë shkeljet trafiku dhe janë borxhlinjtë më të mëdhenj për parkim të gabuar. Ambasada e Maqedonisë në Australi këtë vit renditet e 12-ta në listë me 15 shkelje trafiku për parkim të gabuar dhe duhet të paguajë gjoba në vlerë prej 2.144 dollarë. Linku i plotë: Canberra Times. ALSAT Loading…
17 Dhjetor 2018 / 19:24 Qeveria në bashkëpunim me ministrinë e Jashtme të Norvegjisë do të fillojë pastrimin e pesticidit Lindan që ndodhet në fabrikën tashëm të mbyllur të Ohisit. Ky pesticid përbën kërcënim serioz si për mjedisin ashtu edhe shëndetin e njerëzve. Kryeministri Zaev tha se me këtë aksion Qeveria do të përmbush edhe konventën e Stokholmit e cila detyron Maqedoninë në pastrimin e pesticidit Lindan. Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë njoftoi se pastrimi do të kushtojë nga 40 deri në 260 milion euro, varësisht nga metoda e cila do të zgjidhet për tu aplikuar, ndërkaq procesi i pastrimit…
17 Dhjetor 2018 / 17:35 Kryeministri i Maqedonisë dhe i Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Cipras pa arritjes së Marrëveshjes së Prespës do të propozohen për Çmimin Nobel të Paqes për vitin 2019. Nominimin e Zaevit dhe Ciprasit do ta shpall nesër në Shkup fituesja e çmimit Nobel për Paqe në vitin 2015, Ouided Bouchamaoui. Ceremonia e të nominuarve do të mbahet në Universitetin FON. Marrëveshjen e Prespës, në të cilën nënshkruesit dhe ndërmjetësuesit investuan energji të madhe, e shoh si një proces tepër të rëndësishëm që meriton të nominohet për Çmimin Nobel të Paqes. Edhe Sekretari i Përgjithshëm i…
17 Dhjetor 2018 / 16:14 Alsat mëson se pala mbrojtëse e banorëve të Sopotit të cilët u dënuan padrejtësisht, ka arritur marrëveshje me avokatin e shtetit Fehmi Stafën për dëmshpërblimin dhe shumën e tij mbi vuajtjen e tyre në burg prej 7 vitesh, aktvendimi për të cilin ishte i gabuar. Sipas të dhënave, pavarësisht kërkesës nga pala mbrojtëse për 12 mijë denarë, për ditë të vuajtur, avokati i shtetit ka arritur pajtim deri në shumën 5 mijë e 500 denarë dita për të tri kategoritë: Paraburgimi,arresti shtëpiak dhe vuajtja me burg. Kjo marrëveshje siç mëson Alsat është dërguar tashmë edhe…
17 Dhjetor 2018 / 15:58 Eshtë identifikuar edhe viktima e tretë nga aksidenti tragjik në Leskovac në Serbi. Bëhet fjalë për një grua, të moshës 63 vjeçare nga Kavadari, me inicialet V.K. Paraprakisht u identifikua edhe identiteti i dy viktimave tjera, K.K 68 vjeçe nga Koçani dhe V.Sh 68 vjet nga fshati Buçin I Krushevës. Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe pas vizitës së të lënduarve tha se në spitalin në Leskovac për moentin janë të shtruar 8 persona dhe asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën. Në spitalin e Nishit, sipas Filipçes janë të hospitalizuar gjashtë shtetas të…
17 Dhjetor 2018 / 15:38 Dy javë para se të hyjë në fuqi Ligji i ri që pritet të rregullojë punën e tregjeve të gjelbra, shitësit kërkojnë që vendimi ligjor të shtyhet për një vit. Me vonesë apo jo, shitësit e tezgave para një jave i dërguan kërkesë ministrit të ekonomisë, Kreshnik Bekteshit për korrigjime në tekstin e Ligjit. Nëse ligji fillon të zbatohet nga 1 janari, atëherë 30% e shitësve nuk do të kenë të drejtë të shfrytëzojnë tezga. Tani apo nga janari i vitit 2019-të është e pamundur që në tregjet e gjelbra të bëjnë tregti personat që…
17 Dhjetor 2018 / 15:27 Trupi ndër-partiak për pajtim dhe integrim të martën do të bëj shqyrtimin përfundimtar të draft-ligjit për amnistinë e 27 prillit. Në rast se vendimi i trupit është unanim, drafti do të dorëzohet në arkivin e Kuvendit. Jo zyrtarisht, shërbimet e Kuvendit menjëherë do ta nisin në Komisionin për sistem politik. Pas shqyrtimit në komisionin amë, drafti dorëzohet tek kreu i Kuvendit i cili obligohet që ta vendos në seancën plenare të radhës. Nuk përjashtohet mundësia që drafti të vendoset edhe në seancën plenare të së martës për shkak se i njëjti do të dorëzohet me…
17 Dhjetor 2018 / 15:05 Qeveria ka publikuar shpallje për dhënien me qira të 1 420 hektarëve tokë shtetërore bujqësore. Bëhet fjalë për 23 parcela të shpërndara në 13 rajone anembanë vendit, si në Shtip, Gostivar, Gjevgjeli, Kumanovë, Negotinë, Veles, Resnjë, Sveti Nikollë, Vallandovë, Gazi Babë, Kratovë, Berovë dhe Strugë. Përveç për plantacione afatgjate, shpallja ka për qëllim ndërtimin e verarive, thertoreve, qendrave të blerjes, mullinjve dhe serave. Shpallja u publikua sot në “Gazetën Zyrtare” dhe do të zgjasë 30 ditë. [embedded content] Përveç për ngritjen e plantacioneve, do të jetë kryesisht e destinuar për investime në bujqësi dhe zhvillim…

