17 Dhjetor 2018 / 21:54
Televizioni Alsat është fitues i çmimit “Media-promotor i gazetarisë si e mirë publike” , i cili e mban emrin e Roberto Beliçanecit, ekspert i medieve, i cili vite me parë u nda nga jeta. Çmimin e ndau Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik. Nga Sindikata theksuan se për çmimin duhej përmbushur ndër të tjera këto kritere : Trajtimkn e gazetarisë si e mirë publike përmes angazhimit për liri të shprehjes, respektimin e Kodit Gazetaresk, si dhe raporte korrekte ndaj të punësuarve, respektimin e të drejtave të punëtorit dhe të drejtave profesionale. Sindikata këtë çmim e ndau në partneritet me Institutin e Mediave, Institutin për Studimin e Komunikimeve dhe Instituti Media Diversity nga Londra, në kuadër të projektit “Edukimi për lajme dhe edukimi digjital- Ballafaqimi me lajme të rreme”, i mbështetur nga Bashkimi Evropian.
Të lumtur që vlerësohemi si promotor i së mirës publike. Faleminderit të gjithë ekipit dhe kolegëve nga televizionet e tjera. Në ditë si kjo, kuptojmë se sa vlejmë, për punën për te ndikuar për një shoqëri më të mirë” – pohoi Admir Qose, kryeredaktor i televizionit Alsat.
Loading…



