17 Dhjetor 2018 / 19:24
Qeveria në bashkëpunim me ministrinë e Jashtme të Norvegjisë do të fillojë pastrimin e pesticidit Lindan që ndodhet në fabrikën tashëm të mbyllur të Ohisit. Ky pesticid përbën kërcënim serioz si për mjedisin ashtu edhe shëndetin e njerëzve. Kryeministri Zaev tha se me këtë aksion Qeveria do të përmbush edhe konventën e Stokholmit e cila detyron Maqedoninë në pastrimin e pesticidit Lindan. Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë njoftoi se pastrimi do të kushtojë nga 40 deri në 260 milion euro, varësisht nga metoda e cila do të zgjidhet për tu aplikuar, ndërkaq procesi i pastrimit parashihet të zgjasë nga tre deri në pesë vjet.
Tanimë dihet se sasi e caktuar e këtij pesticidi të rrezikshëm, me vite është grumbulluar në rrethin e fabrikës dhe paraqet kërcënim për ambientin jetësor. Sa më parë duhet ta dislokojmë mbetjen pa shkaktuar pasoja në ambientin jetësor. Ambient jetësor i pastër është njëri nga parakushtet për jetë cilësore dhe për këtë jemi të përkushtuar që qytetarëve tanë të ju ofrojmë ambient në të cilin nuk do të kenë dilema se çfarë ajri thithim apo çfarë fshihet ndër tokën që ecim”- tha Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë.
Shpresojmë se ky Fond të cilin do e fillojmë sot dhe që do të fillojë të funksionojë zyrtarisht nga sot do të ndihmojë në mbrojtjen e qytetarëve jo vetëm kundër mbetjeve toksike por për standarde cilësore të jetesës. Shpresojmë se kjo do të jetë një çështje më pak për të cilën Maqedonia do të duhet të jetë e kujdesshme në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”- pohoi Arne Bjornstad, ambasador i Norvegjisë në Maqedoni.
Vjollca Aliti
Loading…


