17 Dhjetor 2018 / 21:54
Televizioni Alsat është fitues i çmimit vjetor “Roberto Beliçanec” si media promotor i gazetarisë si e mire publike të Sindikatës së Pavarur të Gazetareve. Të përzgjedhur për këtë çmim ishin gjithsej tetë mediume. Kriteret për të fituar këtë çmim janë: Përgjegjësia e vazhdueshme shoqërore, trajtimi i gazetarisë si e mirë publike, respektimi i kodeksit të gazetarëve, trajtimi i temave me interes publik si dhe përkujdesja ndaj të punësuarve.
Të lumtur që vlerësohemi si promotor i së mirës publike. Faleminderit të gjithë ekipit dhe kolegëve nga televizionet e tjera. Në ditë si kjo, kuptojmë se sa vlejmë, për punën për te ndikuar për një shoqëri më të mirë” – pohoi Admir Qose, kryeredaktor i televizionit Alsat.
Loading…