17 Dhjetor 2018 / 14:19 Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur përmes një letre kryediplomates se BE-së, Frederica Mogherinit, rreth kërkesës për ta pëzulluar taksën e vendosur ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës. Në letër Haradinaj ia përmend Mogherinit se edhe 20 vjet pas luftës, 10 vjet pas pavarësisë dhe pesë vjet pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel, “realiteti në progresin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ka qenë minimal”. “Nuk ka arsye për fajësim për situatën në të cilën e gjejmë veten tani; sepse ju të gjithë jeni të vetëdijshëm për realitetin. Ajo që na…
Author: almakos
17 Dhjetor 2018 / 14:17 Euro-deputeti, Jorgos Gramatikakis ka thënë se Marrëveshja e Prespës duhet të zbatohet. Në të kundërt sipas tij, Shkupi do të jetë peng i fuqive të mëdha që nuk ia duan të mirën rajonit. Jemi vonuar 25, 26 vjet. Besoj se patriotizmi më i madh për momentin është t’i japim fund këtij lavjerrësi të madh, duke i hapur rrugë pajtimit, të zhvillojmë iniciativat në rajon dhe t’ua mbyllim rrugën forcave dashakeqe në të ardhmen. Nëse Shkupi lihet anash ashtu siç është e lënë, do të jetë peng i fuqive të mëdha që nuk kanë qëllime të…
17 Dhjetor 2018 / 13:34 Gjithsej në spital gjenden gjashtë të lënduar, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje kritike. Ministri i Shëndetësisë Filipçe pas vizitës në spitalin ku janë vendosur të lënduarit theksoi se do të transferohen në Shkup, pas stabilizimit të pacientëve. Në Spitalin në Leskovc janë vendosur gjithsej 8 udhëtarë. Vozitësi është arrestuar nga policia nën dyshime se ka shkaktuar fatkeqësinë. Sipas medieve serbe vozitësi i autobusit ka ngarë mbi 100km/h, kur në pjesën jugore të Serbisë koha ishte në gjendje shumë të keqe. Në aksidentin ku është rrokullisur autobusi, humbën jetën 3 veta, ndërsa 32 mbetën…
17 Dhjetor 2018 / 13:13 Trupi ndër-partiak për pajtim dhe integrim të martën do të bëj shqyrtimin përfundimtar të draft-ligjit amnistinë e 27 prillit. Alsat mëson se i njëjti draft nesër do të dorëzohet edhe në Komisionin për sistem politik dhe do të vendoset në seancë plenare si pikë e rendit të ditës. Në rast drafti të martën merr dritë jeshile nga shumica, nuk përjashtohet që miratimi i tij të bëhet gjatë javës në vijim. Loading…
17 Dhjetor 2018 / 12:38 Zëvendës-ndihmës Sekretari i shtetit Amerikan, Xhon Salivani nesër viziton Shkupin zyrtar. Salivani do të takohet me kryeministrin e vendit Zoran Zaev dhe më pas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Ndihmësi i shefit të diplomacisë amerikane viziton Shkupin në kuadër të turit evropian ku parasheh ai do të vizitojë Bratisllavën, Vjenën, Sofjen, Sarajevën dhe Varshavën. Salivan, është zëvendësi i Majk Pompeos, do të qëndrojë në Shkup si funksionar më i lartë i Departamentit të shtetit Amerikan i cili vjen në vizitë zyrtare në Maqedoni që nga viti 2001. Salivan pritet që të…
17 Dhjetor 2018 / 12:12 Tre avokatët Dimitar Dangov, Sterjo Zikov dhe Boro Tasevski hoqën dorë ta përfaqësojnë ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, në lëndën e PSP-së, “Dhunë në Komunën Qendër”, konstatoi gjyqtari Dushan Josifov në fillim të seancës së sotme. Gruevskit iu caktua një avokat sipas detyrës zyrtare, Petar Dimovski. Avokati Dimitar Dangov në seancën e kaluar për lëndën “Titanik” tha se do të heq dorë të përfaqësojë Gruevskin në këtë lëndë të PSP-së. Loading…
17 Dhjetor 2018 / 12:00 Prokurorja speciale Katica Janeva, do të mbajë ligjëratë lidhur me procedurat e hapura nga Prokuroria Speciale e Maqedonisë, duke e njoftuar stafin me studentët lidhur me rolin e këtij institucioni në hapat për zhvillim e shtetit të së drejtës në Maqedoni. Ligjërata do të mbahet më 19 dhjetor 2018, me fillim në ora 11.00, në Amfiteatrin 1, në UEJL, Shkup. Loading…
17 Dhjetor 2018 / 10:30 Zoti Cipras, nuk e shpëtuat Maqedoninë, të vetmen që bëtë është dhënia a nacionalitetit dhe gjuhës maqedonase fqinjëve”, deklaroi lideri i opozitës greke të Demokracisë së Re, Kirijakos Micotakis, ndaj deklaratës së kryeministrit grek Aleksis Cipras i cili të premten në Selanik tha se “e majta nuk e shet Maqedoninë, por me Marrëveshjen e Prespës shpëtoi trashëgiminë kulturore dhe historike të Maqedonisë së Greqisë. Micotakis në fjalimin e tij në fund të kongresit treditor partiak, duke e komentuar fjalimin e Ciprasit në Selanik, tha se nëse kryeministri grek e ka njohur pak historinë e vendit dhe “me…
17 Dhjetor 2018 / 10:09 Sasi të shumtë të mollës nga rajoni i Prespës edhe më tej qëndrojnë nëpër oborret dhe depot e banorëve, ku po kalben për shkak të shitjes së ulët këtë vit. Ata shprehin shqetësim edhe për shkak të çmimit të ulët blerës prej 0,8 denarë për kilogram mollë industriale dhe 6 denarë mollë për konsum. Kryetari i Shoqatës së pemëtarëve nga Resnja, Luben Pampulevski konsideron se dalje nga situata shihet në shitjen e mollës në Egjipt dhe Lindjen e Mesme. [embedded content] Egjipti është konsumator i madh i mollëve, ne paguajmë shumë mjete drejt Greqisë për…
17 Dhjetor 2018 / 9:59 Gjashtë personat e lënduar rëndë në aksidentin e trafikut të autobusit nga Maqedonia në Leskovc janë hospitalizuar në spitalin e Nishit. Ata për momentin janë në gjendje stabile, por me lëndime serioze. Mbrëmë gjashtë të lënduarit i vizitoi edhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ndërsa paraprakisht edhe sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Dragi Rashkovski. Fatkeqësia ka ndodhur ditën e djeshme në orët e para të mëngjesit në autostradën Leskovac-Nish, derisa autobusi me targa të Maqedonisë po udhëtonte drejt Vjenës. Edhe pse nuk ka qëndrim zyrtarë për shkaqet e aksidentit, mediat serbe raportojnë se kushtet atmosferike,…
Sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje të dobëta bore. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 0 deri -2 gradë Celsius. “Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-3m/s”, thuhet në njoftimin e institutit.
17 Dhjetor 2018 / 7:11 Bëhet fjalë për V.SH. burrë (68) nga f. Buçin, Krushevë dhe K.K., grua (68) nga Koçani. Dy personat u identifikuan nga dokumentet personale. Tek viktima e tretë, grua, nuk janë gjetur dokumentet dhe tani për tani, siç theksojnë nga MPJ-ja, nuk ka konfirmim për identitetin e saj. Përveç tre të vdekurve në aksident janë lënduar 32 persona, nga të cilët katër janë me lëndime të rënda trupore dhe janë në rrezik për jetë. Nga MPJ-ja informojnë se akomodimi do t’u sigurohet të gjithë të lënduarve të cilët janë lëshuar nga spitali, nëse kanë nevojë për…

