17 Dhjetor 2018 / 14:19
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur përmes një letre kryediplomates se BE-së, Frederica Mogherinit, rreth kërkesës për ta pëzulluar taksën e vendosur ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës.
Në letër Haradinaj ia përmend Mogherinit se edhe 20 vjet pas luftës, 10 vjet pas pavarësisë dhe pesë vjet pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel, “realiteti në progresin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ka qenë minimal”. “Nuk ka arsye për fajësim për situatën në të cilën e gjejmë veten tani; sepse ju të gjithë jeni të vetëdijshëm për realitetin.
Ajo që na nevojitet tani është një iniciative e re për ngritjen e dialogut në një nivel ku çështjet siç janë tarifat, të përfshihen në një zgjidhje më të gjerë”, ka shkruar Haradinaj. Ndërkohë zëvendëskryeministri serb, Rasim Ljajiq ka thënë se nga 21 nëntori deri më 11 dhjetor në Kosovë kanë hyrë shumë pak mallra nga Serbia. Sipas tij, 30 milionë euro mallra më pak arritën të futen në Kosovë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Kosova në muajin nëntor vendosi taksën 100% ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnje Hercegovinës, gjë kjo që ndikoi në reagime të shumta nga ana e serbëve dhe ndërkombëtarëve.
Alsat
Loading…


