Author: almakos

18 Dhjetor 2018 / 14:16 Komisioni Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime e hoqi nga rendi i ditës emërimin e anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Megjithëse kjo pikë ishte e paraparë të jetë e para në debatin e sotëm, ligjvënësit e shumicës kërkuan që pika të hiqet nga rendi i ditës. Ata duan që komisioni i ri anti-korrupsion të zgjidhet pas miratimit të ligjit të ri për parandalimin e konflikteve të interesit dhe luftën kundër korrupsionit. Këtë propozim e kundërshtuan nga VMRO-DPMNE. Ne kërkojmë që kjo pikë të hiqet nga rendi i ditës dhe pas miratimit të ligjit…

Lexo më Shumë

18 Dhjetor 2018 / 13:43 Zgjerimi i Bashkimit Evropian do të jetë në agjendën e  kryesimit rumun me Këshillin e Evropës që duhet ta ndërmarrim për disa ditë, ndërsa do të përqendrohemi në Maqedoninë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, porositi ministri rumun i deleguar për Çështje Evropiane  Gjorgje Çamba pas takimit me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane Bujar Osmani në Shkup. Loading…

Lexo më Shumë

18 Dhjetor 2018 / 12:51 SHBA-të e mbështesin Marrëveshjen e Prespës e cila e hap rrugën e Maqedonisë që ta marrë vendin e merituar  në BE dhe në NATO, deklaroi zëvendëssekretari shtetëror amerikan John Sullivan në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev. “SHBA-të angazhohen për një Evropë Juglindore të qëndrueshme dhe të sigurt, ndërsa Maqedonia është faktor kyç në rajon për arritjen e këtij qëllimi”, porositi Sullivan. Ai shprehu mirënjohje për kryeministrin zaev dhe për shefin e diplomacisë Nikolla Dimitrov, si dhe për deputetët të cilët i kanë mbështetur ndryshimet kushtetuese. U bëri thirrje edhe…

Lexo më Shumë

18 Dhjetor 2018 / 12:19 Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e sotme të 110-të do ta shqyrtojë Informacionin për rrjedhën dhe progresin e aktiviteteve në lidhje me Projektin “Ndërtimi i stacionit qendror të pastrimit për qytetin e Shkupit në Trubarevë” me Plan Aksionar, kumtoi pres-shërbimi qeveritar. Ministrat në mbledhjen do të vendosin mbi Raportin për përfundimin e negociatave për nënshkrimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë, për bashkëpunimin e ndërsjellë në mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë të tjera. Pjesë e mbledhjes së sotme është Propozimi për fillimin…

Lexo më Shumë

18 Dhjetor 2018 / 12:16 “Nuk do të amnistohen personat që kanë qenë organizatorë të ngjarjeve të 27-prillit. Këtu hyjnë personat që kanë pasur armë, personat që kanë hyrë me maska, ata që kanë kryer dhunë dhe personat zyrtarë dhe i kanë shkelur autorizimet”, tha deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski pas mbarimit të mbledhjes së Trupit Interpartiak për Pajtim. Ajo tha se anëtarët e këtij Trupi i kanë miratuar qëndrimet rreth draft-ligjit i cili deri sonte do të hyjë në procedurë kuvendore. Ajo tha se ligji nuk fokusohet në atë se cilët persona do të amnistohet, por cilat veprat që…

Lexo më Shumë

18 Dhjetor 2018 / 11:38 Zëvendëssekretari amerikan i shtetit, John J. Sullivan, po qëndron në Maqedoni në kuadër të vizitës së tij në disa shtete të rajonit. Diplomati i lartë amerikan në Shkup do të pritet nga kryeministri Zoran Zaev, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe zyrtarë të tjerë. Në këto takime, siç bëhet e ditur, do të bisedohet për zhvillimet politike dhe të sigurisë në Maqedoni dhe rajon, marrëveshjen për emrin me Greqinë, nevojën e zbatimit të reformave dhe çështje të tjera. Loading…

Lexo më Shumë

18 Dhjetor 2018 / 11:10 Nëpërmjet një kumtese nga partia maqedonase opozitare VMRO-DPMNE thuhet se “Shoqëria e Maqedonisë është në peng nga i amnistuari Zoran Zaev”. “Maqedonia për momentin i përjeton ditët më të errëta në historinë e saj që nga pavarësia deri sot, kohë kur qeverisja e LSDM-së përpiqet të vendos mendim të njëjtë dhe ta në kthejë në sistemin një partiak nga e kaluara. Demokracia në shtet për dy vite është shkëputur, dhe të gjithë ata ata që nuk pajtohen me politikat katastrofale të Qeverisë janë viktima të përndjekjes politike, thirrjeve në bisedime informative, po ballafaqohen me shtypje…

Lexo më Shumë

18 Dhjetor 2018 / 10:52 Deri tek Kuvendi i Maqedonisë në afat kohor kanë arritur shtatë amendamentet për draft-amendamentet e Kushtetutës edhe atë: Dy nga Aleanca për shqiptarët, një nga Besa, një nga deputeti i LSDM-së Muhamed Zekiri dhe tri nga grupi i Pamvarur i VMRO-DPMNE-së dhe kolaicionit. Amaendamente nuk kanë paraqitur VMRO-DPMNE dhe partia në pushtet LSDM. Loading…

Lexo më Shumë

18 Dhjetor 2018 / 10:32 Në Gjykatën penale sot janë caktuar seanca të reja për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike “Tenderë”, “Titanik 2”, dhe “Tarifa”. Rasti “Tenderë” ku e akuzuar e parë është ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kaçeska Milevska për tenderin e kryerjes së punëve ndërtimore në Muzeun e OBRM-së nga projekti “Shkupi 2014” është në procedurë dëshmuese. Sipas Prokurorisë, një pjesë e punëve në muze janë kryer në interes të personit juridik “Beton” nga Shtipi. Para se të publikohet shpallje për ndarje të marrëveshjes për furnizim dhe para se të zbatohet procedura, në kundërshtim me Ligjin e furnizimeve publike,…

Lexo më Shumë

18 Dhjetor 2018 / 10:07 Trupi ndër-partiak për pajtim dhe integrim sot do të bëj shqyrtimin përfundimtar të draft-ligjit për amnistinë e 27 prillit. Në rast se vendimi i trupit është unanim, drafti do të dorëzohet në arkivin e Kuvendit. Jo zyrtarisht, shërbimet e Kuvendit menjëherë do ta nisin në Komisionin për sistem politik. Pas shqyrtimit në komisionin amë, drafti dorëzohet tek kreu i Kuvendit i cili obligohet që ta vendos në seancën plenare të radhës. Nuk përjashtohet mundësia që drafti të vendoset edhe në seancën plenare të së martës për shkak se i njëjti do të dorëzohet me procedurë…

Lexo më Shumë

18 Dhjetor 2018 / 9:58 Zëvendës-ndihmës sekretari i Deartamentit amerikan të shtetit, Xhon Salivani ka mbërritur në Shkup gjatë natës, ai  sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shkup ku do të takohet me krerët më të lartë shtetëror. Ndihmësi i shefit të diplomacisë amerikane viziton Shkupin në kuadër të turit evropian që parasheh vizita në Bratisllavë, Vjenë, Sofje, Sarajevë dhe Varshavë. Salivan, do të qëndrojë në Shkup si funksionar më i lartë i Departamentit shtetëror i cili vjen në vizitë zyrtare që nga viti 2001. Salivan pritet që të diskutojë për çështjet rajonale, por sipas paralajmërimit nga Departamentit…

Lexo më Shumë

18 Dhjetor 2018 / 8:27 Komisioni i Kuvendit për çështjen e ndryshimeve Kushtetuese sot pasdite do ta fillojë debatin mbi  ndryshimet kushtetuese. Katër amendamentet e propozuara do të jenë temë debati në Kuvend, pas  raportit qeveritar të dorëzuar paraprakisht. Ky debat pritet të jetë fillimi i fundit të ndryshimeve kushtetuese, pas pesë debateve publike, që u mbajtën në përputhje sipas marrëveshjes së Prespës. Loading…

Lexo më Shumë