Author: almakos

18 Dhjetor 2018 / 22:15 Në emisioni 200 në televizionin Alsat, ish komandanti i policisë ushtarake në UÇK, Abedin Zymberi i’u është përgjigjur reagimeve të shumta ndaj gjestit të tij të faljes. Zymberi kishte pranuar kërkim faljen e Angellovin para pak ditësh gjatë vizitës së Angellovit në varrezat e 10 anëtarëve të familjes Zymberi të cilët kanë humbur jetën gjatë konfliktit të vitit 2001. Ish komandanti i zonës operative në Likovës tha se ky vendim ishte i rëndë, mirëpo ritheksoi se këtë vendim duhet ta përkrahin të gjithë ata të cilët kanë vizion për të ardhmen. [embedded content] Loading…

Lexo më Shumë

18 Dhjetor 2018 / 19:04 Pas protestave të studentëve ka reaguar Ministria e Arsimit. Në një njoftim për media theksohet se institucionet e sistemit janë në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha palët, përfshi këtu edhe studentët dhe nxënësit të cilët janë pjesë e proceseve për krijimin e politikave rinore, ekonomike dhe krijimin e zgjidhjeve ligjore dhe janë pjesë e menaxhimit dhe vendosjes në institucionet e sistemit. Në njoftim gjithashtu theksohet se Ministria e Arsimit më vëmendje i ndjek kërkesat e studentëve të paraqitura në protestë, të cilat siç theksohet deri tani nuk janë dorëzuar zyrtarisht në Ministri. Ndërkohë në…

Lexo më Shumë

18 Dhjetor 2018 / 18:52 Me 95 vota për, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur Kuvendi miratoi Ligjin për amnistinë e 27 prillit. Ligji u mbështet edhe nga deputetët e VMRO-DPMNE-së edhe pse amendamenti i tyre për amnisti të përgjithshme nuk u pranua. Ligji nuk u mbështet nga Aleanca për Shqiptaret. Kreu i kësaj partie Ziadin Sela miratimin e Ligjit për Amnisti e cilësoi si vrasje të dytë ndërsa ata që e mbështetën i quajti keqbërës. [embedded content] Më 27 prill unë u vrava personalisht dhe i mbijetova. Sot po vritem përsëri, fatkeqësisht nga një numër i madh deputetësh të…

Lexo më Shumë

18 Dhjetor 2018 / 18:45 Faza e tretë e ndryshimeve kushtetuese filloi me shqyrtimin e propozim-amendamenteve të Qeverisë për ndryshimet Kushtetuese dhe propozim-ligjit për zbatim të ndryshimeve kushtetuese. Për deri sa nga deputetët që mbështetën nismën për ndryshime në fazën e parë janë parashtruar shtatë amendamente për ligjin kushtetues, VMRO-DPMNE-ja njoftoi se do të bojkotoi pjesën tjetër të procesit. [embedded content] Kemi vendosur që të mos marrim pjesë në fazat e mëtejme në procesin që më shumë është farsë se sa e drejtë dhe ky është procesi për ndryshim të Kushtetutës. Vetë e patë se debati për të ashtuquajturit amendamente…

Lexo më Shumë

Me 95 vota për miratohet Ligji për amnisti. Të akuzuarit pas miratimit të ligjit do të kenë afat prej pesë ditësh të parashtrojnë kërkesë për amnisti, ndërsa nëse kërkesa do të pranohet ose jo vendimin do ta marrë prokurori dhe gjykatësi kompetent. Adrian Kerimi

Lexo më Shumë

18 Dhjetor 2018 / 17:17 Janë konfiskuar rreth 515 kilogramë marihuanë në vlerë prej 1 milion euro në një kamion me targa të Shkupit. Zëdhënësi i MPB-së Toni  Angellovski tha se në vendkalimin kufitar “Bogordoricë” në dalje nga Maqedonia është kryer kontroll i kamioni “Man”, në pronësi të një personi juridik ndërsa i cili drejtohej nga personi me inicialet Z.A nga Shkupi. Gjatë kontrollit të kryer janë gjetur 181 paketime me marihuanë, ndërsa personi Z.A është arrestuar. Nga MPB është vërtetuar se gjatë muajit nëntor dhe dhjetor D.S nga Shkupi ka blerë marihuanë nga Shqipëria me qëllim të shitjes në…

Lexo më Shumë

18 Dhjetor 2018 / 16:07 Para më shumë se katër vjetëve, me nënshkrimin e Kiril Bozhinovskit, atëherë sekretar i përgjithshëm të Qeverisë, ekzekutivi ka obliguar Qendrën e Kulturës në Tetovë të modifikojë projektin për ndërtimin e objektit të ri multi-funksional. Në seancën e 184-të, më 29 janar të vitit 2014, Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja i ka obliguar autoritetet në këtë institucion të bëjnë ndryshim në dokumentacionin e tenderit për Teatrin dhe bibliotekën në Tetovë, brenda fondeve të miratuara prej 13 milion e 495 mijë euro. [embedded content] Institucioni Kombëtar Qendra e Kulturës- Tetovë është i obliguar të shpallë tenderin…

Lexo më Shumë

18 Dhjetor 2018 / 15:57 Studentë, nxënës dhe prindër kanë protestuar në Tetovë duke kërkuar ulje të tarifave studentore, largim të profesorëve që kushtëzojnë notën me blerje librash, dhe heqjen e pagesës për praktikën dhe ekskursionet shkencore. [embedded content] “Ne kërkojmë që partitë politike të heqin dorë nga parlamentet studentore” “Kemi kërkesat që duhet të plotësohen pa dialog e pa asnjë kusht tjetër. Pa plotësimin e kërkesave tona ne nuk do ndalemi. UT-ja është e kapur për fyti nga nepotizmi dhe politika”. “Kemi mjaft koleg që ankohen për notim në bazë të disa kritereve që nuk duhet të ishin. Notimi…

Lexo më Shumë

18 Dhjetor 2018 / 15:39 Kryeministri, Zoran Zaev dhe homologu i tij grek, Aleksis Cipras u nominuan zyrtarisht për Çmimin Nobel të Paqes për vitin 2019 për arritjen e Marrëveshjes së Prespës. Nobelistja, Uided Bushamaui theksoi se ky nominim nuk nderon vetëm dy liderët, por edhe qytetarët e dy vendeve. Ajo shtoi se marrëveshja është mesazh i fuqishëm se kur ka vullnet për dialog, gjithçka është e mundur. Euro-deputeti nga radhët e Syrizas, Stelios Koullugllu tha se Cipras dhe Zaev meritojnë Çmimin Nobel, për shkak se marrëveshje që kanë arritur është shembull për zgjidhjen paqësore edhe të konflikteve të tjera…

Lexo më Shumë

18 Dhjetor 2018 / 15:30 Ligji për tregti nëpër tregjet e gjelbra do të zbatohet nga 1 janari. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi është i prerë se nuk ka hapësirë për anulim, siç kërkuan shitësit, por u premtoi se nëse gjejnë zgjidhje të përbashkët për ndryshimet në ligj, kjo mund të ndodhë gjatë periudhës së ardhshme. Në momentin kur ne si ministri dhe në të njëjtën kohë në bisedime me Odat do të shohim se ka mangësi në realizimin e përcaktimeve ligjore, gjithsesi se do t’i propozojmë Kuvendit që të bëjmë ndryshime plotësime të ligjit”- pohoi Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.…

Lexo më Shumë

18 Dhjetor 2018 / 15:06 Kjo këshillë e Menduh Thaçit drejtuar Bedredin Ibrahimit, të dytë të dyshuar për parregullsi zgjedhore, nuk dha rezultat. Ibrahimi edhe brenda por edhe jashtë gjykatës nuk ndaloi së ankuari se Prokuroria Speciale është vonuar me ngritjen e aktakuzës për rastin “Titanik 2” për parregullsi zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013. Kryetari i Këshillit gjykues, Ognen Stavrev disa herë tha se aktakuza është vlerësuar dy herë, por sipas Ibrahimit palët në proces nuk janë të barabarta Gazetari; Por PSP-ja dhe gjykata konfirmuan se gjithçka është brenda afateve ligjore… Nuk e kemi parë dëshminë. Procesverbali për…

Lexo më Shumë