18 Dhjetor 2018 / 15:39
Kryeministri, Zoran Zaev dhe homologu i tij grek, Aleksis Cipras u nominuan zyrtarisht për Çmimin Nobel të Paqes për vitin 2019 për arritjen e Marrëveshjes së Prespës. Nobelistja, Uided Bushamaui theksoi se ky nominim nuk nderon vetëm dy liderët, por edhe qytetarët e dy vendeve. Ajo shtoi se marrëveshja është mesazh i fuqishëm se kur ka vullnet për dialog, gjithçka është e mundur. Euro-deputeti nga radhët e Syrizas, Stelios Koullugllu tha se Cipras dhe Zaev meritojnë Çmimin Nobel, për shkak se marrëveshje që kanë arritur është shembull për zgjidhjen paqësore edhe të konflikteve të tjera në botë.
Kjo nuk është vetëm për dy personalitetet, por për të gjithë qytetarët në Maqedoni dhe Greqi. Ky është një model për dialog, për paqe. Fuqishëm shpresoj se Republika e Maqedonisë, apo Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Greqia do të lënë vulë në historinë botërore duke marrë këtë Çmim Nobel për Paqe, duke i siguruar gjithë botës se fuqia e dialogut sjell paqe dhe pajtim. Mendoj se ky është mesazh për gjithë botën, për gjitha vendet, të gjithë njerëzit që po synojnë demokracinë dhe paqen se gjithçka mund të zgjidhet përmes dialogut”- tha Uided Bushamaui, nobeliste.
Marrëveshja e Prespës është i vetmi lajm i mirë që vjen nga Evropa, një Evropë që po vuan nga nacionalizmat dhe rritja e të djathtës ekstreme, ku të varfrit po varfërohen edhe më shumë ndërsa oligarkia e pasur po pasurohet edhe më shumë. Krahas lidershipit të pafuqishëm evropian, liderët e dy vendeve tona, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras arritën një marrëveshje që kërkon kurajo politike, që vendos interesat e vendeve mbi interesat partiake dhe kalkulimet partiake. Në një botë ku konfliktet po rriten, marrëveshje bëhet një model i zgjidhjes së çështjeve në mënyrë paqësore”- u shpreh Stelios Koullugllu, Euro-deputet.
ALSAT
Loading…


