18 Dhjetor 2018 / 15:06
Kjo këshillë e Menduh Thaçit drejtuar Bedredin Ibrahimit, të dytë të dyshuar për parregullsi zgjedhore, nuk dha rezultat. Ibrahimi edhe brenda por edhe jashtë gjykatës nuk ndaloi së ankuari se Prokuroria Speciale është vonuar me ngritjen e aktakuzës për rastin “Titanik 2” për parregullsi zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013. Kryetari i Këshillit gjykues, Ognen Stavrev disa herë tha se aktakuza është vlerësuar dy herë, por sipas Ibrahimit palët në proces nuk janë të barabarta
Gazetari; Por PSP-ja dhe gjykata konfirmuan se gjithçka është brenda afateve ligjore…
Nuk e kemi parë dëshminë. Procesverbali për pranim-dorëzimin nga Prokuroria Speciale nuk është dorëzuar në gjykatë dhe deri te unë për të parë nëse aktakuza është ngritur në kohë”- tha Bedredin Ibrahimi, i akuzuar.
Përveç polemikës së Bedredin Ibrahimit me gjykatën dhe Specialen, në seancën gjyqësore dëshmoi edhe zëdhënësja e KSHZ-së, Lupka Guguçevska e cila tha se të gjithë anëtarët e Komisioneve zgjedhore janë trajnuar për zgjedhjet lokale në vitin 2013, ndërsa dëshmoi edhe një ekspert. Eksperti Lubomir Atanovski tha se shpenzimet për rivotimin në vendvotimin kontestues në Strumicë kushtojnë 32 315 denarë. Kjo shumë dallon shumë nga shuma e aktakuzës së PSP-së, ku vlerësohet se buxheti shtetëror është dëmtuar për 146.824 denarë.
Në rastin “Titanik 2”, akuzohen Sasho Mijallkov, Menduh Thaçi dhe ish anëtarët e KSHZ-së, Bedredin Ibrahimi, Sasho Sërcev, Aneta Stefanovska dhe Vllatko Sajkovski. Mijallkov u soll në gjykatë nga burgu, ndërsa ai akuzohet se ka kërkuar nga Thaçi, anëtari i KSHZ-së, Bedredin Ibrahimi të votojë pro ankesës me të cilën kërkohet rivotim në një vendvotim në Strumicë. Edhe të akuzuarit e tjerë ish anëtarë të KSHZ-së, sipas PSP-së, i kanë tejkaluar autorizimet e tyre zyrtare me miratimin e ankesës. Seanca e radhës është caktuar për 24 dhjetor.
ALSAT
Loading…