Author: almakos

19 Dhjetor 2018 / 23:14 Misha Popoviqit nga Instituti për demokraci Societas Civilis i ftuar në emisionin “Magazina Ekonomike, shpjegoi se si përzgjidhen kriteret për të udhëhequr strukturat në ndërmarrjet publike, në shoqatat tregtare me pronë krejtësisht shtetërore dhe trupat e pavarur dhe trupat rregullator  që shpesh ato lidhen me Kuvendin. Ai shpjegon se në përgjithësi mungojnë kritere të larta apo më të larta për emërimin e strukturave udhëheqëse në këto institucione. Ai tregon se si shumë shpesh kritere janë formale, si arsimi i lartë, shtetësia dhe ndonjë përvojë minimale e punës. Po, u bë një analizë juridike për kriteret që janë të nevojshme…

Lexo më Shumë

19 Dhjetor 2018 / 22:58 Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski i ftuar në emisionin “Magazina Ekonomike, shpjegoi situatën se deri ku ka arritur procesi i sistemimit të nëpunëseve shtetërorë sipas Marrëveshjes së Ohrit. Ai shpjego se nuk është një punë e lehtë dhe se kanë hasur në shumë vështirësi për të sistemuar gjithë këta të punësuar dhe që qëndrojnë në shtëpi. Së pari ka qenë problemi me mjetet, dhe së dyti këta persona kanë qenë të punësuar politikë dhe jo profesionistë. Procesi siç e kam cekur disa herë është në vijim, numrat konkret çdo ditë ndryshohen dhe…

Lexo më Shumë

Procesi i Prespës mund të jetë një shembull i zgjidhjes së mosmarrëveshjes midis Beogradit dhe Prishtinës, tha kryeministri maqedonas Zoran Zaev në Bruksel sot pas drekës së punës me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini dhe krerët e Ballkanit Perëndimor. Gjatë takimit, pati fjalë rreth zhvillimeve aktuale në Maqedoni në lidhje me ndryshimet kushtetuese, ligjin mbi amnistinë, procesin e pajtimit, por mbi çështjet rajonale, duke përfshirë çështjen e Beogradit dhe Prishtinës. “Ne jemi të bindur se ne mund ta ndihmojmë të gjithë procesin me përvojën që kemi nga Procesi i Prespës, pasi kjo…

Lexo më Shumë

19 Dhjetor 2018 / 19:03 Ka vazhduar protesta e studentëve në Tetovë. Studentët u kanë dhënë afat Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe rektorateve që të reflektojnë mbi kërkesat e tyre brenda shtatë ditëve, në të kundërtën ata janë kërcënuar me protesta 24 orëshe. [embedded content] Që sot ne bashkërisht ju themi se keni afat kohor prej shtatë ditësh që të reflektoni dhe të filloni me plotësimin e kërkesave tona dhe këtë ta bëni publike edhe për opinionin. Në të kundërtën, ne nuk kemi rrugë tjetër, përveç se të takohemi përditë këtu në shesh, para rektorateve të universiteteve dhe përpara…

Lexo më Shumë

19 Dhjetor 2018 / 17:58 Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, e njëherazi zv.presidente e Komisionit Europian, Federica Mogherini priti këtë të mërkurë në Bruksel, në një takim informal, krerët e vendeve nga Ballkani Perëndimor. Duke hedhur sytë nga progresi i rëndësishëm që rajoni ka bërë gjatë vitit 2018, udhëheqësit e rajonit ranë dakord me përfaqësuesen e BE-së mbi nevojën për të vendosur bazat mbi këtë progres, e për të vijuar më tej me çështje të tjera me në fokus perspektivën drejt Bashkimit Europian të secilit vend, sikurse edhe për reformat e brendshme…

Lexo më Shumë

19 Dhjetor 2018 / 16:36 Gjashtë raste të fruthit janë regjistruar ditën e sotme, pesë nga të cilët janë fëmijë pjesëtarë të çerdhes për fëmijë në Radishan, ndërkaq njëri nga të infektuarit është i rritur. Komisioni për sëmundje infektive pranë ministrisë së Shëndetësisë gjatë ditës ka mbajtur mbledhje nga e cila pritet të dalin rekomandimet mbi mbylljen e çerdhes apo izolimin e fëmijëve të infektuar nëpër shtëpitë e tyre për një periudhë të caktuar derisa të shërohen. Ndryshe, muaj më parë në rajonin e Dibrës u regjistruan mbi 25 raste të fruthit, shumica prej të cilëve ishin në lidhje familjare…

Lexo më Shumë

19 Dhjetor 2018 / 16:32 Në deponinë Drislla në Shkup u shkatërruan rreth 170 kilogramë drogë të llojeve të ndryshme dhe substanca psikotrope. Ministri I punëve të brendshme, Oliver Spasovski tha se institucioni që drejton ai vazhdimisht po ndërmerr masa dhe aktivitete për zbulimin dhe zbardhjen e rasteve të tregtisë së palejuar të drogave narkotike. Spasovski, shfrytëzoi këtë rast për të kujtuar se gjatë vitit 2018 janë zbuluar gjithsej 681 vepra penale nga kjo fushë prej të cilave 582 vepra penale janë klasifikuar si prodhim I paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike. [embedded content] Loading…

Lexo më Shumë

19 Dhjetor 2018 / 16:05 Kryeprokurorja speciale Katica Janeva doli para studentëve për të treguar rolin e PSP-së por u thumbua për çështje për të cilat studentët dyshonin se nuk ka pasur drejtësi. Ata kërkuan të dinë se përse PSP-ja nuk ka marr masa të duhura për të parandaluar ikjen e Gruevskit. Janeva tha se këtë pyetje duhet ta adresojnë në gjykatë, duke e quajtur Gruevskin, qyqarë frikacak! [embedded content] Ju si prokurore a mendoni se nuk keni bërë mjaftueshëm për parandalimin e arratisjes së Gruevskit? Kur them ashtu, mendoj në pjesën e marrjes së masave konkrete, jo siç ishte…

Lexo më Shumë

19 Dhjetor 2018 / 15:59 Ekspertët vlerësojnë se përskaj efekteve pozitive të Procesit të Berlinit, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë akoma shumë punë për të bërë në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së. Ekzistojnë akoma shumë probleme në këtë rajon. Unë do të thosha se kryesore janë ato në sferën e sundimit të së drejtës dhe demokracisë. Mendoj se duhet të gjithë ne, qytetarët, organizatat joqeveritare dhe qeveritë të kuptojmë porosinë se ne vërtetë duhet të reformohemi në mënyrë thelbësore dhe se BE-ja duhet të na ndihmojë në këtë- deklaroi Igor Bandoviq, Drejtor i Fondit Evropian për Ballkanin. Ky rajon ka gjithmonë…

Lexo më Shumë

19 Dhjetor 2018 / 15:45 Ligji për Amnistinë për pjesëmarrësit në ngjarjet e 27 prillit ende nuk është publikuar në Gazetën Zyrtare pra nuk ka hyrë në fuqi ende. Burime nga ky institucion thonë se e presin ligjin me nënshkrimin e Presidentit Gjorge Ivanov. Nëse dhe kur Ivanovi do ta nënshkruajë ligjin, pyetëm në zyrën e Presidentit, por deri më tani nuk ka përgjigje. Dhe derisa ligji të publikohet në Gazetën Zyrtare, palët e prekura përmbahen nga komentet. Alsat bisedoi me avokatët e akuzuarve për 27 prillin, por thuajse pa përjashtim askush nuk donte të komentojë publikisht. Vetëm avokati i…

Lexo më Shumë

19 Dhjetor 2018 / 15:29 Spitali Klinik  “Axhibadem Sistina” ka kryer intervenim të rrallë i cili llogaritet si i pari në vend por dhe me gjerë, duke kryer dy operime të njëpasnjëshme tek një shtatzënë nga Shkupi. Pas lindjes cezariane ekipi i “Axhibadem Sistina” ka bërë heqjen e tumorit në zemër tek shtatzëna 34 vjeçare. Shefi i repartit të Kardiokirurgjisë në Sistina, Aleksandar Nikoliq, tha se kjo është diçka shumë e rrallë. [embedded content] Nuk është e lehtë, meqë është intervenim i komplikuar, është njëri ekip pastaj ekipi tjetër, derisa nëna operohet njëkohësisht edhe lind. Kjo është shumë e rrallë.…

Lexo më Shumë

19 Dhjetor 2018 / 14:57 Me leximin e dëshmive materiale nga ana e prokurores Lile Stefanova u zhvillua një seancë tjetër gjyqësore për rastin “Titanik” për keqpërdorime zgjedhore. Prokurorja Lile Stefanova tha se para fillimit të seancës janë marrë vesh me mbrojtjen që të gjitha 5.900 dëshmitë të shfaqen në ekran përderisa lexohen nga ana e PSP-së sipas numrave rendor. Prokurorja tha se në grupin e parë bëhet fjalë për dëshmi që kanë të bëjnë me veprën bashkim kriminal dhe veprime të tjera në vitin 2011, për keqpërdorim të mjeteve për fushatë politike. U prezantuan fatura të disa kompanive, si…

Lexo më Shumë