19 Dhjetor 2018 / 14:57
Me leximin e dëshmive materiale nga ana e prokurores Lile Stefanova u zhvillua një seancë tjetër gjyqësore për rastin “Titanik” për keqpërdorime zgjedhore. Prokurorja Lile Stefanova tha se para fillimit të seancës janë marrë vesh me mbrojtjen që të gjitha 5.900 dëshmitë të shfaqen në ekran përderisa lexohen nga ana e PSP-së sipas numrave rendor. Prokurorja tha se në grupin e parë bëhet fjalë për dëshmi që kanë të bëjnë me veprën bashkim kriminal dhe veprime të tjera në vitin 2011, për keqpërdorim të mjeteve për fushatë politike. U prezantuan fatura të disa kompanive, si “DVD PET”, “Transmet”, “Sekjurikom”, “Polyesterday”, të marra gjatë kontrollit të vitit 2017 ndërsa datojnë nga periudha 2011-2015. Gjykatësi Osman Shabani në fillim të seancës tha se është informuar nga avokatët e të akuzuarit Nikolla Gruevski, se tërheqin autorizimin për përfaqësimin e Gruevskit në procedurë. Në “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Kirill Bozhinovski, Mille Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkoovski, si dhe Ilija Dimovski, etj
Elmedina Aliji
Loading…


