19 Dhjetor 2018 / 15:59
Ekspertët vlerësojnë se përskaj efekteve pozitive të Procesit të Berlinit, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë akoma shumë punë për të bërë në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së.
Ekzistojnë akoma shumë probleme në këtë rajon. Unë do të thosha se kryesore janë ato në sferën e sundimit të së drejtës dhe demokracisë. Mendoj se duhet të gjithë ne, qytetarët, organizatat joqeveritare dhe qeveritë të kuptojmë porosinë se ne vërtetë duhet të reformohemi në mënyrë thelbësore dhe se BE-ja duhet të na ndihmojë në këtë- deklaroi Igor Bandoviq, Drejtor i Fondit Evropian për Ballkanin.
Ky rajon ka gjithmonë vështirësi gjatë bashkëpunimit, më shumë përzihet politika për shkak të interesave në ekonomi. Unë vetëm shpresoj që shpejtë të kuptohet se kjo nuk është mirë për askënd, të tejkalohet dhe më tej të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të fillojnë të bashkëpunojnë- tha Vanço Uzunov, Koordinator nacional në sferën ekonomike rajonale.
Neçev nga Instituti për Demokraci “Societas Civil” shtoi se më shumë duhet bërë për zgjidhjen e çështjes mes Kosovës dhe Serbisë.
Përfundimet kryesore që ishin pjesë e asaj deklarate ishin zgjidhja e kontesteve dypalëshe. Janë përmendur dy konteste dypalëshe, njëri është ai Serbi-Kosovë dhe tjetri Maqedoni-Greqi. Ja mund të shohim se pas 4-5 vjetësh nga fillimi i procesit kemi zgjidhje të paktën për një nga dy problemet kyçe që janë përfshirë në këtë deklaratë, ndërsa intenzivisht po punohet në zgjidhjen e të dytit-pohoi Zoran Neçev, Instituti për Demokraci “Societas Civilis”.
Procesi i Berlinit filloi në vitin 2014 me qëllim që t’iu ndihmohet vendeve të rajonit deri në integrimin e plotë në NATO dhe BE. Në Samitin e Triestes vitin e kaluar u vendos të krijohet Zona Ekonomike Rajonale, ndërsa BE-ja premtoi 1,3 miljard euro për projekte në sfera të ndryshme dhe hapje të vendeve të reja të punës.
Anesa Salihu
Loading…