21 Dhjetor 2018 / 11:46 Ligji për amnisti nga dita e sotme është shpallur në Gazetën Zyrtare të R. së Maqedonisë, të cilin tashmë e ka nënshkruar Presidenti Ivanov. Nga sot fillon afati kohor prej pesë ditësh për të akuzuarit në ngjarjet e 27 prillit vitin e kaluar në Kuvend, të cilët duhen të dorëzojnë kërkesa për amnisti. Në këtë lëndë, akuzohen 33 persona, nga ku 31 prej tyre për kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues të shtetit dhe dy prej tyre për nxitje. Sipas këtij Ligji secili i akuzuar duhet të dorëzojë kërkesë për tu amnistuar, nëse vlerësohet se plotësohen…
Author: almakos
21 Dhjetor 2018 / 11:30 Presidenti Ivanov, akoma nuk e ka nënshkruar Ligjin për amnisti Në pritje të presidentit Gjorgje Ivanov, të vendos nënshkrimin në Ligjin për Amnisti, një pjesë e ekspertëve në vend kanë shprehur pakënaqësi lidhur me ngjarjet e fundit në vend. Nëse Ivanov e nënshkruan, Ligji do të duhet të shpallet në Gazetën Zyrtare ku menjihere do të hyjë në fuqi dhe do të fillojë afati prej pesë ditëve për të akuzuarit që të dorëzojnë kërkesat e tyre për amnisti. Në seancën e sotme do të duhet të paraqiten dëshmi shtesë nga pala mbrojtëse e Mitko Çavkovit,…
21 Dhjetor 2018 / 11:13 Nëngrupi për reforma në Kuvend ka thirrur mbledhjen e radhës. Pikat e rendit të ditës janë ligjet reformuese. Mbledhja po mbahet me dyer të mbyllura. Siç mëson Alsat nëngrupi është duke shqyrtuar tre propozime për fatin e PSP-së 1. Propozimi i Qeverisë ku parashikohet inkuadrimi i PSP-së në Prokurori të Përgjithshme2. Propozimi i PSP-së e cila kërkon mandat të pakufizuar dhe3. Propozimi i deputetëve të përjashtuar nga VMRO-ja të cilët kërkojnë që PSP të funksionojnë si departament brenda kompetencave të krimit të organizuar. Në agjendë, jo zyrtarisht gjendet edhe ligji për deputetët. Në propozimet e…
Thermometer on snow shows low temperatures – zero. Low temperatures in degrees Celsius and fahrenheit. Cold winter weather – zero celsius thirty two farenheit. 21 Dhjetor 2018 / 8:04 Në pjesën e parë të ditës do të mbajë mot me mjegull dhe me ngrica, ndërsa gjatë pjesës së dytë të ditës parashihet mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale me diell. Në disa vende kryesisht rreth lumenjve mjegulla do të jetë e qëndrueshme. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius. Loading…
20 Dhjetor 2018 / 21:20 Përfaqësuesi nga Lëvizjes Besa e Gashit, Mazllam Osmani sonte në emisionin “Rruga Drejt” në televizionin Alsat mes tjerash duke komentuar Ligjin për amnisti theksoi se ky Ligj paraqet një kompromis të realizuar nga qeveria dhe bartësi i pushtetit aktual. Edhe pse subjekti politik të cilin përfaqëson bën pjesë në koalicionin qeveritar, ai tha se brenda koalicionit ka mendime të ndryshme. Ndryshe para dy dite me 95 vota për, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur Kuvendi miratoi Ligjin për amnistinë e 27 prillit. Ligji nuk u mbështet nga Aleanca për Shqiptarët, Lëvizja Besa e Kasamit dhe…
20 Dhjetor 2018 / 21:10 Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët Remzi Mehmedi në edicionin e sotëm të emisionit “Rruga Drejt” në televizionin Alsat theksoi se pushteti aktual po tenton që të mbuloj pazaret politike duke e interpretuar Ligjin për amnisti si parakusht për integrimin e vendit në BE dhe NATO. Mehmedi tha se pushteti deri më tani ka bërë Pazar politik në kurriz të drejtësisë. [embedded content] Loading…
20 Dhjetor 2018 / 20:55 Me 95 vota për, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur Kuvendi para dy ditëve u miratua Ligjin për amnistinë e 27 prillit. Sipas pushtetit Ligji nuk do t’i përfshij dhunuesit dhe organizatorët e dhunës me 27 prill në Kuvend. Kurse nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët Remzi Mehmedi në edicionin e sotëm të emisionit “Rruga Drejt” kritikoi partitë në pushtet se po bëjnë pazare politike me drejtësinë dhe se shpreson që faktori ndërkombëtarë së shpejti do të gjykoj për miratimin e një ligji të këtillë. [embedded content] Loading…
20 Dhjetor 2018 / 20:25 Policia ka dalë me informacionin e parë jozyrtar për incidentin në të cilin mbeti i plagosur drejtori i Klinikës së gjinekologjisë, Valon Bela. Në këtë informacion përmenden tre persona me iniciale, për të cilët thuhet se kanë qenë bashkë me atentatorin, për të cilin nuk jepen detaje. “Sot në ora 17 e 45 është denoncuar se në rrugën ‘Llazo Terpkovski’ është gjuajtur V.B. (40) nga Shkupi në këmbën e djathtë nën gju. Ndaj tij ka shtënë një person i cili ka qenë bashkë me E.H., E.A. dhe R.N., ndërsa V. Bela është transferuar në spitalin…
Para pak çastesh janë dëgjuar të shtëna në Çair në afërsi të marketit Princ. Sipas informatave të fundit është qëlluar me dy plumba Valon Bela funksionar i BDI-së dhe drejtor i Klinikës gjinekologjike. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e përleshjes me armë zjarri.
20 Dhjetor 2018 / 19:31 VMRO DPMNE-ja opozitare ritkhehet në protesta. Në këto momente mbështetësit e partisë më të madhe opozitare po protestojnë përpara Qeverisë. VMRO DPMNE-ja fajëson pushtetin për dështime në të gjitha fushat, e posaçërisht atë ekonnomike. Në çdo moment protestuesve pritet tu drejtohet lideri i VMRO-së Hristijan Mickkovski. ALSAT Loading…
20 Dhjetor 2018 / 19:14 Si pasojë e epidemisë së fruthit në Radishan, Instituti i Shëndetit Publik do të fillojë me vaksinimin e jashtëzakonshëm të fëmijëve nga mosha 6 muajshe deri në moshën 14 vjeçare në këtë rajon me qëllim të eliminimit të kësaj sëmundje ngjitëse. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ka formuar grup pune të përbërë nga epidemiolog, pedijatër, përfaqësues të dy ministrive, Arsimit dhe Sociales me qëllim të përforicimit të kontrollit të statusit vaksinal gjatë regjistrimit të fëmijëve nëpër çerdhe, shkolla si dhe Universitete. [embedded content] Në punktin vaksinal në Radishan do të verifikohen të gjithë kartelat e…
20 Dhjetor 2018 / 16:48 Si pasojë e epidemisë së fruthit e cila u shpall në Radishan të komunës së Butelit Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik njoftuan se do të fillojnë të bëjnë vaksinim të jashtëzakonshëm të fëmijëve nga mosha 6 muajshe deri në moshën 14 vjeçare me qëllim të eliminimit të kësaj sëmundje ngjitëse. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ka formuar grup pune në të cilën do të jenë pjesë edhe Ministria e Punës Sociale dhe ajo e Arsimit me qëllim që të përforcohet kontrolli mbi vaksinimin e fëmijëve të gjendet mënzrë se si të zbatohen…

