21 Dhjetor 2018 / 22:15 Gjatë intervistes në emisionin 360 gradë në Alsat, prokurorja Villma Ruskoska duke e komentuar Ligjin për amnisti theksoi paqartësitë e këtij Ligji, sipas saj Ligji nuk është preciz gjegjësisht nuk dihet se çfarë nënkupton termi “forcë fizike”. Për shembull, në pjesën ku shkruan persona me identitet të fshehur të cilët kanë përdorur forcë fizike. E tani duhet, prandaj edhe thashë, do të referohet për secilin individualisht që do të parashtrojë kërkesë për amnisti do t’i referohet para prokurorit publik dhe kolegëve nga Prokuroria Publike dhe të marrim qëndrim se çfarë nënkupton ajo forcë fizike. A…
Author: almakos
21 Dhjetor 2018 / 18:46 Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski mbajti një konferencë shtypi për të shpallur të suksesshme tenderin për subvencionimin e kompanive të fluturimit me buxhet të ulët dhe shtoi se e vetmja kompani që u paraqit në konkurs për të tretën herë radhazi ishte kompania hungareze “Wizz Air”. Kompania e aviacionit “Wizzair” ka për detyrim të fillojë të operojë së paku me katër linja të reja ajrore nga aeroporti “Shën Apostull Pali” në Ohër, dy linjat e para duhet të fillojnë me operim që nga 26 marsi 2019, dhe dy të tjerat brenda një viti…
21 Dhjetor 2018 / 17:16 Pas debatit tre ditor, me 61 vota “për” dhe 15 kundër, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë miratoi buxhetin për vitin 2019. Të ardhurat totale janë planifikuara për 210.8 miliardë denarë kurse shpenzimet totale janë planifikuar për 228.5 miliardë denarë. Rritja e BPV-së është parashikuar për 3.2 për qind, ndërsa norma e inflacionit është 2 për qind. Deficiti buxhetor parashikohet për 2.5 për qind ose 17.7 miliard denarë, që është 500 milionë denarë më pak nga viti që po lëm pas. Qëllimet e përcaktuara nga buxheti në vitin e ardhshëm janë norma më të larta të…
21 Dhjetor 2018 / 16:34 Komuna e Çairit është mjaftë e rezervuar në sqarimet rreth ngjarjes së një nate më parë ku mbeti i plagosur drejtori ekonomik i spitalit të Gjinekologjisë, Valon Bela. Ata shkurt thonë se janë në kontakt me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe presin raportin e këtij dikasteri. [embedded content] Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, si çdo ditë edhe sot ishte i pranishëm në zyrën e tij për t’i realizuar aktivitetet ditore sipas agjendës së punës. Për rastin në fjalë jemi në pritje të raportit zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme”- pohoi Komuna e…
21 Dhjetor 2018 / 16:28 Komuniteti i biznesit kërkoi nga Qeveria që sa më shpejtë të miratohen ndryshimet në Ligjet mbi planifikimin urban dhe Ligjin për ndërtim. Me këtë do të tejkalohet një problem i madh, që është bllokimi i tashmë planeve të detajuara urbanistike të miratuara. Nga ministri i transportit, Goran Sugareski, Odat Ekonomike kërkuan që në tenderë të futet klauzolë që do të kërkohej nga investitorët e huaj që ndërtojnë të blejnë materiale ndërtimi nga vendi ynë dhe të bashkëpunojnë me nën-kontraktorët e brendshëm. T’i zgjidhim problemet që janë krijuar dhe të kemi sukses në vitin 2019.Për shkak…
21 Dhjetor 2018 / 16:06 Mlladen Çadikovski kryetar i sapo zgjedhur i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë sot ka njoftuar për dorëheqjen e tij nga pozita e kryeredaktorit në TV24. Çadikovski dorëheqjen e bëri të ditur në profilin e tij në rrjetin social Facebook. “Sot informova të gjithë kolegët dhe bashkëpunëtorët për dorëheqjen time nga pozita e kryeredaktorit të televizionit. vendimin tim për dorëheqje nga kjo pozitë e kisha marrë më herët, qysh kur vendosa të kandidohem për kryetarë të SHGM-së”– ka shkruar mes tjerash Mlladen Çadikovski. Çadikovski me 15 dhjetor të këtij viti me 86 vota “për” e fitoi kundër…
21 Dhjetor 2018 / 15:53 Konflikti i interesave nuk është korrupsion, por nëse nuk menaxhohet siç duhet, mund të shndërrohet në korrupsion. Ky është konkluzioni i përgjithshëm i ekspertëve vendor dhe të huaj në debatin e organizuar nga koalicioni që lufton për zero tolerancë lidhur me këtë dukuri. Sipas tyre, përplasja e interesave është gjendje mes interesit personal dhe atij privat që në mënyrë jopërkatëse mund të ndikojë në realizimin e synimeve individuale. Sipas ish anëtares të Anti- korrupsionit, Vanja Mihajllova, synimi i pengimit të përplasjes së interesave nuk është të pengohet çdo interes personal i personit zyrtar, sepse kjo,…
21 Dhjetor 2018 / 15:47 Prokuroria Themelore për ndjekje të krimit të organizuar ka filluar hetim për shtesat që Këshilli Buxhetor i Gjykatës, ua ka ndarë anëtarëve të Këshillit të Gjykatës dhe vetë gjykatësve. Nga Organi ndjekës bëjnë me dije se ka indicie për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe dëmtim të buxhetit të shtetit. [embedded content] Prokuroria do të shqyrtojë bazën e vendimeve të marra për pagesë shtesë të pagave për anëtarët e Këshillit Gjyqësor si dhe pagesën e bërë. Prokurori Publik kompetent po heton përgjegjësinë penale eventuale për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe autoritetit, duke shkaktuar dëm në Buxhetin…
21 Dhjetor 2018 / 15:24 Agjencia e Ilaçeve si dhe Ministria e Shëndetësisë konfirmojnë informacionin e publikuar një ditë më parë në ALSAT se antibiotiku “Medaxon” i prodhuar në Qipro, emri gjenerik i të cilit është Ceftriaxone ndërsa njihet edhe si Lendacin, varësisht nga prodhuesi është tërhequr përkohësisht nga përdorimi. Sic njoftohet, një vendim i tillë ka ardhur si pasojë e denoncimeve se ky ilaç ka sjellë efekte serioze të padëshirueshme tek pacientët, por pa dhënë detaje se për sa raste bëhet fjalë dhe nëse ndonjëri ka përfunduar me pasoja fatale. Përkohësisht ndalohet përdorimi i ilaçit ndërsa sasia e mbetur…
21 Dhjetor 2018 / 14:51 Çerdhja “11 Tetori” në Butel 2 do të zgjerohet me një objekt bashkëkohor nga druri dhe materiale tjera natyrore, të hapura ndaj diellit, që do t’iu mundësojë edhe fëmijëve me ngecje në zhvillimin psiko-fizik të socializohen në hapësirat e punëtorive kreative, pikturës, baletit, kinemasë, teatrit dhe shkollës së muzikës. Ndërkaq një çerdhe bashkëkohore do të ndërtohet në oborrin e shkollës “Shën Kliment Ohridski” në Butel 1, kapaciteti i së cilës do të jetë për 75 fëmijë. Gjatë promovimit të projekteve për dy çerdhet, i pari i komunës, Smilevski tha se investimet inovative në fjalë janë…
21 Dhjetor 2018 / 14:28 Nuk ka raste të reja të të prekurve nga fruthi. Nga pasditja e djeshme Qendra e Shëndetit Publik në Shkup ka nisur kontrollimin e kartelave të vaksinimit, se pari në rajonin e Radishanit aty ku u regjistruan gjashtë rastet me fruth dhe më pas kontrolli është zgjeruar në komunën e Karposhit, Sarajit dhe të Gjorçe Petrovit. Gjatë kontrollit të kartelave të vaksinimit është vërejtur numër i theksuar i fëmijëve të pa vaksinuar. Më alarmante është paraqitur gjendja në komunën e Karposhit ku janë evidentuar rreth 43% të fëmijëve nga mosha 0-6 vjeç të pa vaksinuar.…
Ka filluar protesta anti-kazino në Tetovë Protesta e sotme bëri bashkë priftërinjtë, hoxhallarët dhe kryetaret e komunave.

