21 Dhjetor 2018 / 15:53
Konflikti i interesave nuk është korrupsion, por nëse nuk menaxhohet siç duhet, mund të shndërrohet në korrupsion. Ky është konkluzioni i përgjithshëm i ekspertëve vendor dhe të huaj në debatin e organizuar nga koalicioni që lufton për zero tolerancë lidhur me këtë dukuri. Sipas tyre, përplasja e interesave është gjendje mes interesit personal dhe atij privat që në mënyrë jopërkatëse mund të ndikojë në realizimin e synimeve individuale. Sipas ish anëtares të Anti- korrupsionit, Vanja Mihajllova, synimi i pengimit të përplasjes së interesave nuk është të pengohet çdo interes personal i personit zyrtar, sepse kjo, siç thotë, mund të çojë deri në diskriminim.
Në propozim- ligj, theksi vihet në detektimin e përplasjes së interesave saktë dhe fillimisht nga personat në vijim. Nëse personi zyrtar merr pjesë në përzgjedhje, emërim apo punësim apo është anëtar i trupit që e zbaton këtë procedurë, ndërsa me njërin nga kandidatët është në lidhje familjare apo miqësore, nuk duhet të kërkohet mendim nga Anti- korrupsioni, por është e qartë se person i tillë mund të ekzistojë”- tha Vanja Mihajllova- ish anëtare e Anti- korrupsionit.
Ligji i ri për pengimin e konfliktit të interesave dhe luftës kundër korrupsionit ende është në procedurë parlamentare. Sipas zëvendës/ kryeministrit Angjushev, patjetër t’u vihet fund situatave kur kompanitë formohen vetëm për të fituar tenderë nga shteti.
Unë gjeta kuptim edhe në strukturën pronësore edhe me partnerët e mi që të heqim dorë nga të gjitha proceset dhe shohim se tashmë askund nuk marrin pjesë, por askush nuk e parashtron pyetjen, cili është çmimi që po paguhet tani? A janë ata më të shtrenjtë, a mbrohet me këtë interesi publik? Jo. Për këtë them se kjo problematikë duhet të rregullohet në mënyrë shumë precize”- u shpreh Koço Angjushev, zëvendëskryeministër.
Paralajmërimet e fundit janë se Kuvendi javën e ardhshme do ta miratojë Ligjin për korrupsion. Vendimi i ri zgjedhor, në krahasim me ligjin aktual, parasheh kritere më të ashpra për emërimin e anëtarëve të Komisioni anti- korrupsion.
Ile Petreski
Loading…


