21 Dhjetor 2018 / 14:28
Nuk ka raste të reja të të prekurve nga fruthi. Nga pasditja e djeshme Qendra e Shëndetit Publik në Shkup ka nisur kontrollimin e kartelave të vaksinimit, se pari në rajonin e Radishanit aty ku u regjistruan gjashtë rastet me fruth dhe më pas kontrolli është zgjeruar në komunën e Karposhit, Sarajit dhe të Gjorçe Petrovit.
Gjatë kontrollit të kartelave të vaksinimit është vërejtur numër i theksuar i fëmijëve të pa vaksinuar. Më alarmante është paraqitur gjendja në komunën e Karposhit ku janë evidentuar rreth 43% të fëmijëve nga mosha 0-6 vjeç të pa vaksinuar.
Përqindje gati e njëjtë paraqitet edhe në Radishan, ndërsa në komunën e Sarajit nga kartelat e kontrolluara 13% e fëmijëve kanë rezultuar të pa vaksinuar me vaksinën kundër fruthit. Gjatë fundjavës ekipet e Qendrës së Shëndetit Publik nuk do të jenë në terren, ndërsa të hënën do të vazhdojë kontrolli edhe në komunat tjera. Nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se edhe gjatë dhjetë ditëve të fundit nuk pritet të ketë rritje të numrit të të prekurve meqë situata është nën kontroll dhe se fëmijët e prekur tanimë janë në inkubacion.
Alsat
Loading…


