21 Dhjetor 2018 / 16:06
Mlladen Çadikovski kryetar i sapo zgjedhur i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë sot ka njoftuar për dorëheqjen e tij nga pozita e kryeredaktorit në TV24. Çadikovski dorëheqjen e bëri të ditur në profilin e tij në rrjetin social Facebook.
“Sot informova të gjithë kolegët dhe bashkëpunëtorët për dorëheqjen time nga pozita e kryeredaktorit të televizionit. vendimin tim për dorëheqje nga kjo pozitë e kisha marrë më herët, qysh kur vendosa të kandidohem për kryetarë të SHGM-së”– ka shkruar mes tjerash Mlladen Çadikovski.
Çadikovski me 15 dhjetor të këtij viti me 86 vota “për” e fitoi kundër kandidatin e tij Stojançe Naumov nga “Kanl77”, i cili mori 77 vota.
Loading…


