19 Dhjetor 2018 / 23:14
Misha Popoviqit nga Instituti për demokraci Societas Civilis i ftuar në emisionin “Magazina Ekonomike, shpjegoi se si përzgjidhen kriteret për të udhëhequr strukturat në ndërmarrjet publike, në shoqatat tregtare me pronë krejtësisht shtetërore dhe trupat e pavarur dhe trupat rregullator që shpesh ato lidhen me Kuvendin. Ai shpjegon se në përgjithësi mungojnë kritere të larta apo më të larta për emërimin e strukturave udhëheqëse në këto institucione. Ai tregon se si shumë shpesh kritere janë formale, si arsimi i lartë, shtetësia dhe ndonjë përvojë minimale e punës.
Po, u bë një analizë juridike për kriteret që janë të nevojshme për strukturat udhëheqëse në ndërmarrjet publike, në shoqatat tregtare me pronë krejtësisht shtetërore dhe trupat e pavarur dhe trupat rregullator që shpesh ato lidhen me Kuvendin. Ky hulumtim u bë në kuadër të projektit “drejtë udhëheqjes së mirë për ndërmarrjet publike dhe trupat e pavarura” e ndihmuar nga ambasada britanike. Konstatimet kryesore të hulumtimit, kjo është analizë juridike, në fakt janë se në përgjithësi mungojnë kritere të larta apo më të larta për emërimin e strukturave udhëheqëse në këto institucione. Shumë shpesh ato kritere janë formale, si arsimi i lartë, shtetësia dhe ndonjë përvojë minimale e punës që sipas mendimit tim nuk përputhen me…apo kriteret e njëjta nuk mund të realizohen në sektorin privat.
Të sqarojmë më mirë. Nëse ka marrëveshje politike apo vullnet politik, dikush prej neve treve këtu, lirisht mund të bëhet drejtor i Agjencisë për energji bërthamore pa pasur asnjë pikë takimi me këtë problematikë, por thjeshtë nëse kemi vullnet të mirë politik dhe dikush të na vendosë në atë pozitë!
Ne tani jemi në procesin e grumbullimit të biografive të kësaj strukture udhëheqëse dhe mund të vërehet se në trupat e pavarura dhe Agjencitë, ka kualifikime më të larta, në se mund të themi ashtu, sesa në ndërmarrjet publike. Sidomos nëse shihen këshillat drejtues në këto institucione. Por këtë nuk mundem ende ta publikoj si të dhënë të plotë sepse ende po e përmbyllim këtë analizë dhe të njëjtën tek në vazhdim do e publikojmë. Por, ajo që e dimë, është se sipas kritereve për anëtarësim në këshill drejtues të ndonjë ndërmarrjeje publike në shtet kualifikohen të paktën 120 mijë njerëz. Kjo do të thotë, ne pyetëm në Entin shtetëror të statistikës sesa njerëz në Maqedoni kanë përvojë trevjeçare në punë dhe që janë me arsim të lartë, me siguri janë shumë më tepër. Kjo tregon se kriteret janë shumë të lehta sepse këto institucione siç thatë ju…- deklaroi Misha Popoviqit nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis”.
Loading…