19 Dhjetor 2018 / 15:29
Spitali Klinik “Axhibadem Sistina” ka kryer intervenim të rrallë i cili llogaritet si i pari në vend por dhe me gjerë, duke kryer dy operime të njëpasnjëshme tek një shtatzënë nga Shkupi. Pas lindjes cezariane ekipi i “Axhibadem Sistina” ka bërë heqjen e tumorit në zemër tek shtatzëna 34 vjeçare. Shefi i repartit të Kardiokirurgjisë në Sistina, Aleksandar Nikoliq, tha se kjo është diçka shumë e rrallë.
Nuk është e lehtë, meqë është intervenim i komplikuar, është njëri ekip pastaj ekipi tjetër, derisa nëna operohet njëkohësisht edhe lind. Kjo është shumë e rrallë. Intervenuan urgjentisht sepse shtatzëna ishte në muajin e fundit. Tek pacientja tumori iu diagnostikua disa ditë para kontrollit rutinë, kur është ankuar se ka vështirësi gjatë frymëmarrjes. Operimi kaloi me sukses, dhe nëna edhe foshnja janë në gjendje të mirë- deklaroi Aleksandar Nikoliq, Shef i repartit kardiokirurgjik në Spitalin “Sistina”.
Pos kardiokirurgjisë, për këtë intervenim janë angazhuar edhe pediatria si dhe reparti i gjinekologjisë.
Gjatë gjithë kohës ka qenë në gjendje stabile në repartin e Neonatologjisë në të cilin qëndrojnë fëmijë të shëndoshë, nën ushqyerje, pa asnjë lloj terapie dhe sot planifikojmë ta lëshojmë për në shtëpi. Foshnja ka lindur me peshë 2900 gram dhe gjatësi prej 49 cm- deklaroi Antoni Hristovski, Pedijatër Neonatolog.
34-vjeçarja nga Shkupi nuk ka qenë në dijeni për diagnozën e saj të rrallë – Tumor në zemër, ndërkaq pak para lindjes ekipi i “Axhibadem Sistinës” e ka diagnostikuar një gjë të tillë, duke intervenuar që të shpëtojë të dy jetët.
Vjollca Aliti
Loading…


