18 Dhjetor 2018 / 19:04
Pas protestave të studentëve ka reaguar Ministria e Arsimit. Në një njoftim për media theksohet se institucionet e sistemit janë në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha palët, përfshi këtu edhe studentët dhe nxënësit të cilët janë pjesë e proceseve për krijimin e politikave rinore, ekonomike dhe krijimin e zgjidhjeve ligjore dhe janë pjesë e menaxhimit dhe vendosjes në institucionet e sistemit. Në njoftim gjithashtu theksohet se Ministria e Arsimit më vëmendje i ndjek kërkesat e studentëve të paraqitura në protestë, të cilat siç theksohet deri tani nuk janë dorëzuar zyrtarisht në Ministri. Ndërkohë në një reagim me shkrim, Universiteti i Tetovës ka theksuar se është i hapur për çdo shqetësim të studentëve, ndërsa i ka kërkuar studentëve atyre që kërkesat t’i adresojnë në formë institucionale.
ALSAT
Loading…