Author: almakos

15 Dhjetor 2018 / 17:25 Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) zgjodhi sot për kryetar të saj të ri, Mlladen Çadikovskin. Çadikovski morri gjithsejtë 86 vota, ndërsa kundër kandidati tjetër Stojançe Naumov, 77 vota. Krahas kryetarit të ri, SHGM-ja zgjodhi edhe anëtarët e bordit të drejtorëve, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës dhe anëtarët e Këshillit të Nderit. Deri më tani postin e kryetarit të SHGM-së e ka ushtruar Naser Selmani. Loading…

Lexo më Shumë

15 Dhjetor 2018 / 16:38 Banorët e fshatrave Kondovë, Sfillare, Rashçe dhe Radushë gjatë lëvizjes së tyre për në Saraj dhe anasjelltas në mungesë të një rreth rrotullimi duhet të përshkojnë dy kilometra rrugë shtesë. Në të shumtën e rasteve për t’ju shmangur kilometrave shtesë ata bëjnë shkelje në trafik, që jo rrallëherë u kushton me gjobë në vlerë deri më 300 euro. Banorët e fshatrave të lartpërmendur shprehen të revoltuar dhe kërkojnë zgjidhje urgjente. [embedded content] 100 për qind është i nevojshëm. Qe kur janë bërë semaforët dhe kur e lëshuan urën në përdorim nuk e pash të arsyeshme.…

Lexo më Shumë

15 Dhjetor 2018 / 16:23 Në Tetovë Lëvizja Anti Bixhoz, ka ngritur edhe një herë zërin se qeveria duhet t’i marrë seriozisht kërkesat e tyre për dislokimin e lojërave të fatit nga institucionet publike dhe nga vendbanimet më së paku 3 km, dhe të njëjtat të përfshihen edhe me ligj. Sipas tyre Tetova, është e vërshuar nga kazinotë dhe bastoret. Ata kërkojnë që të ketë debat publikë, para se të votohet ligji për lojërat e fatit, në të kundërtën nuk do të pranojnë as një ligj që është në kundërshtim më kërkesat e tyre. Nesër është paralajmëruar edhe protesta kundër…

Lexo më Shumë

15 Dhjetor 2018 / 16:11 Bashkë në Qeveri por të ndara për çështjen e Kosovës. Dy partitë më të mëdha të koalicionit qeverisës LSDM dhe BDI, mbajnë qëndrim të kundërt për ushtrinë e Kosovës. Pavarësisht reagimeve të partive dhe qytetarëve shqiptarë, LSDM-ja vazhdon të mbroj qëndrimin e kryeministrit Zaev, se vendimi i Kosovës për formimin e ushtrisë ishte i përshpejtuar. Të dy partitë, LSDM dhe BDI, mohojnë të ketë lëkundje në koalicionin qeverisës, pavarësisht se mbajnë qëndrime të kundërta.  Edhe partneri tjetër i koalicionit, Besa e Gashit mendon ndryshe nga Zaev dhe e mbështet formimin e ushtrisë së Kosovës. Unë…

Lexo më Shumë

15 Dhjetor 2018 / 16:00 Opozita  në vend ndjehet e përjashtuar nga procesi i reformave të nevojshme për anëtarësimin e vendit në strukturat euro-atlantike. Nga partia më e madhe opozitare VMRO DPMNE akuzojnë pushtetin se synon t’i realizoj reformat me deputetët e përjashtuar nga kjo parti, që sipas tyre nuk përfaqësojnë opozitën. Ajo që pushteti po e bën tani është mos-lënie hapësire për punë në drejtim të proceseve të reformave. Ajo që Zoran Zaev dhe pushteti i tij dëshiron tani ta tregojë, paralajmëron disa reforma, megjithatë paralajmëron reforma me ndihmë të deputetëve të përjashtuar nga VMRO DPMNE, por ritheksoj deputetë…

Lexo më Shumë

15 Dhjetor 2018 / 14:01 Viti 2018 do të mbahet mend si vit rekord i punës që ka realizuar ndërmarrja publike “Parqet dhe Gjelbërimet” në Shkup. Krahasuar me vitin 2017, këtë vit mbi 127 mijë metra katrorë sipërfaqe gjelbëruese janë shndërruar në parqe të zbukuruar me lloje të ndryshme të fidanëve, luleve e pajisjeve të tjera zbukuruese për parqe. [embedded content] Nëse vjet, për 2017 kemi pas 65 mijë metra katrorë hapësira të ngritura dhe të rikonstruara në qytetin e Shkupit në këtë vit thyem rekordin e këtij institucioni, të ngritjes së hapsirave të reja të gjelbërimit, kemi 127.838 m2,…

Lexo më Shumë

15 Dhjetor 2018 / 10:52 Protesta e studentëve në Shqipëri nuk ndalet pavarësisht shiut dhe motit të ftohtë. Ata i kanë bërë thirrje qytetarëve ti bashkohen protestës së tyre. Kjo është dita e 12-të e rezistencës së studentëve. Para kryeministrisë në Tiranë është një numër i vogël studentësh ndryshe nga ditët e tjera, e megjithatë është parë që nga momenti në moment grupi është shtuar. Studentët u bënë thirrje qytetarëve ti bashkohen protestës. Loading…

Lexo më Shumë

15 Dhjetor 2018 / 9:11 Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht i vranët me reshje të përkohshme të shiut dhe borës në zonat malore . Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri në gjashtë gradë, ndërsa ajo e ditës prej katër deri në dhjetë gradë. Në Shkup, moti do të jetë i vranët, me erë të dobët deri në mesatare juglindore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në dy gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në shtatë gradë Celsius. Loading…

Lexo më Shumë

14 Dhjetor 2018 / 23:19 A do gjeni gjuhë të përbashkët për rilindasit me bullgarët? Sipas parimit të njëjtë mund të cilësohet edhe Grigor Prliçev. Atë që Dragi e përmendi për Prliçevin, ka një problem me historiografitë e Ballkanit, e ai është se një person mund të jetë ekskluzivisht vetëm i një populli dhe kjo nuk e pasqyron gjendjen për periudhën që bëhet fjalë dhe për periudhën kur ka jetuar dhe vepruar ai person. Ne duhet të kuptojmë se në atë kontekst imperialistik në shekullin 19 në Perandorinë osmane, personat mund të kenë më shumë identitete. Jo vetëm identitete etnike,…

Lexo më Shumë

14 Dhjetor 2018 / 23:11 Prej kur datojnë fillimet e etnogjenezës së kombit bashkëkohor maqedonas? Unë asnjëherë nuk e kam dashur atë fjalë etnogjenezë, nuk e di si mund të kuptohet ajo fjalë, çfarë përshkruan ai në fakt. Por, në përgjithësi kombet, identitetet kombëtare janë kategori bashkëkohore. Ato janë kategori që fillojnë të krijohen në shekullin 19, posaçërisht në Ballkan dhe në shekullin 20. Ashtu që procesi i krijimit të kombit bashkëkohor maqedonas, të asaj që sot është komb bashkëkohor duhet të kërkohet diku në shekullin 19, fillimi i maqedonizmit, e jo ta kërkojmë në kohën e Aleksandrit të Maqedonisë.…

Lexo më Shumë

14 Dhjetor 2018 / 22:59 Kovaçev, konkretisht, z.Georgiev reaguan për Samoilin dhe Përliçevin, thonë, nuk e them unë, se car Samoili është Car bullgar, por artefaktet autentike të asaj epoke, siç është mbishkrimi i Manastirit e dëshmojnë atë, nuk e them unë se Grigor Përliçev është bullgar, por vetë ai derisa ka qenë gjallë ka lënë dokumente të shkruara. Në deklarimin e tij ofroi edhe disa artefakte historike që duhet ta dëshmojnë atë. Ju e dini i keni parë, a janë këto dëshmi kryesore për këtë tezë? Nëse Kovaçev mendon se këto janë dëshmi kryesore për të dëshmuar identitetin e…

Lexo më Shumë