15 Dhjetor 2018 / 14:01
Viti 2018 do të mbahet mend si vit rekord i punës që ka realizuar ndërmarrja publike “Parqet dhe Gjelbërimet” në Shkup. Krahasuar me vitin 2017, këtë vit mbi 127 mijë metra katrorë sipërfaqe gjelbëruese janë shndërruar në parqe të zbukuruar me lloje të ndryshme të fidanëve, luleve e pajisjeve të tjera zbukuruese për parqe.
Nëse vjet, për 2017 kemi pas 65 mijë metra katrorë hapësira të ngritura dhe të rikonstruara në qytetin e Shkupit në këtë vit thyem rekordin e këtij institucioni, të ngritjes së hapsirave të reja të gjelbërimit, kemi 127.838 m2, kemi rrit punën për 100 % e institucionit “Parqet dhe Gjelbërimet”. Vetëm shifrat të cilat ju tregoj tregojnë gjithçka për punën njëvjeçare të cilën kemi bë në këtë periudhë- deklaroiSikron: Ardijan Muça, drejtor I “Parqet dhe Gjelbrimet”.
Për vitin 2019, nga ky institucion kanë përpiluar dy projekte më të mëdha deri më tani. Ndërtimi i dy parqeve të aventurës, njëri prej të cilëve do të ndërtohet në malin Gazi Babë ndërsa tjetri në malin Vodno.
Melihate Rustemi
Loading…


