14 Dhjetor 2018 / 22:59
Kovaçev, konkretisht, z.Georgiev reaguan për Samoilin dhe Përliçevin, thonë, nuk e them unë, se car Samoili është Car bullgar, por artefaktet autentike të asaj epoke, siç është mbishkrimi i Manastirit e dëshmojnë atë, nuk e them unë se Grigor Përliçev është bullgar, por vetë ai derisa ka qenë gjallë ka lënë dokumente të shkruara. Në deklarimin e tij ofroi edhe disa artefakte historike që duhet ta dëshmojnë atë. Ju e dini i keni parë, a janë këto dëshmi kryesore për këtë tezë?
Nëse Kovaçev mendon se këto janë dëshmi kryesore për të dëshmuar identitetin e maqedonasve të sotëm, atëherë unë nuk do kisha koment, është iluzion të vlerësoni se ashtu mund të dëshmojë se identiteti i popullit të sotëm maqedonas është bullgar. Të gjitha ato artefakte dhe argumente që i thekson Kovaçev janë të njohura, jo vetëm në historiografinë maqedonase dhe atë bullgare, por edhe në historiografinë botërore që merret me ato çështje, edhe Samoili edhe shekulli 19, emancipimi i popullsisë krishtere në Maqedoni, secili që e studion Samoilin ose Përliçevin e di pllakën e Manastirit, si dhe autobiografinë e Grigor Përliçevit dhe e di se janë përdorë etnonimet, terminët bullgarë, në bullgarisht vetëm në pllakën e Manastirit. Ajo pllakë është objekt i hulumtimit që nga vitet e ‘50ta, pra 60 vite hulumtohet dhe nuk është asgjë e re. Çështja është çfarë do të thotë termini “bullgar” në vitin 1014-1016 prej kur daton pllaka e Manastirit, dhe çfarë do të thotë sot ai termin “bullgar”. A thua ajo që ka qenë bullgar Ivan Vlladisllav, në pllakën Bullgare do të thotë se edhe banorët e sotëm të Republikës së Maqedonisë, që në atë kohë ka qenë në përbërje të Mbretërisë së Samoilit, të gjithë ata njerëz këtu janë bullgarë. Dhe a thua termi “bullgarë” do të thotë termin në kuptimin etnik, kombëtar në të cilin biem ne sot, çfarë do të thotë “bullgarë” apo “maqedonas”? A do të thotë kuptimi “maqedonas” ose “bullgar”, sot ne mundemi një mijë vite prapa ta reflektojmë, projektojmë dhe të themi kjo është e njëjta. Bullga në vitin 1014,dhe bullgar në vitin 2014 është e njëjta. Kjo nuk është aspak e pranueshme për metodologjinë historike bashkëkohore, për teoritë për zhvillimin e kombeve, kjo do të thotë se kombet janë një grup i njerëzve që janë krijuar 2000 vjet më parë dhe rrugëtojnë nëpër kohë, pa pasur asnjë evolucion, asnjë ndryshim. Maqedonasit që kanë qenë para 2000 vjetëve nga koha e Samoilit edhe sot është kombi i njëjtë, njëjtë vlen edhe për bullgarët. Pra, duhet të kemi kujdes kur i përdorim burimet. Ne duhet patjetër ti interpretojmë burimet në kontekst adekuat, politik, kohor, shoqëror, kulturor. Nëse ai ka qenë udhëheqës absolut i shtetit të Bullgarisë, nëse ai shtet i Samoilit, territori i Maqedonisë së sotme e vazhdon traditën e carit, të mbretërisë së parë bullgare, se është po i njëjti shtet bullgar, populli i njëjtë bullgar, dhe se të gjithë që hyjnë në atë shtet janë bullgar, kjo për kuptimet bashkëkohore të kombeve, identiteteve është e papranueshme- tha bashkë-kryetari nga pala maqedonase në Komisionin Bullgaro-Maqedonas, Dragi Georgiev.
Loading…


