14 Dhjetor 2018 / 23:11
Prej kur datojnë fillimet e etnogjenezës së kombit bashkëkohor maqedonas?
Unë asnjëherë nuk e kam dashur atë fjalë etnogjenezë, nuk e di si mund të kuptohet ajo fjalë, çfarë përshkruan ai në fakt. Por, në përgjithësi kombet, identitetet kombëtare janë kategori bashkëkohore. Ato janë kategori që fillojnë të krijohen në shekullin 19, posaçërisht në Ballkan dhe në shekullin 20. Ashtu që procesi i krijimit të kombit bashkëkohor maqedonas, të asaj që sot është komb bashkëkohor duhet të kërkohet diku në shekullin 19, fillimi i maqedonizmit, e jo ta kërkojmë në kohën e Aleksandrit të Maqedonisë.
Thënë më thjeshtë, qasja bullgare është se deri në Luftën e dytë botërore kemi qenë një popull dhe më pas dikush ka vendosur prej nesh të bëjë diçka tjetër, të na përçajë dhe ndajë nga bullgarët dhe me dekret të na bëjë maqedonas.
Kjo sipas meje si historian është e papranueshme, nga asgjëja të krijoni diçka. Exnihilio të krijoni kombin maqedonas. Nëse shihen burimet në shekullin 19, do shihni se ka procese të paraqitjes së maqedonasve, proto identitet, proto maqedonizëm, njerëz që ndjehen më ndryshe. Madje edhe në kuptim rajonal të themi ose rrjedhin nga këto territore dhe janë më ndryshe nga ato që jetojnë në territorin bullgar. Të mos flas për Misirkovin i cili qartë thotë se duhet të zhvillohet komb i veçantë maqedonas. Aty është edhe Gjorgjia Pulevski, autodidakt i cili megjithatë ndjen se është më ndryshe nga tjerët. Ka edhe shembuj tjerë nëse shkojmë më poshtë. Dhe tani të thuhet se nuk ka ekzistuar asgjë para kësaj por në vitin 1944 me dekret është krijuar, atëherë duhet të mohohen disa fakte historike- tha bashkë-kryetari nga pala maqedonase në Komisionin bullgaro-maqedonas, Dragi Georgiev.
Loading…


