15 Dhjetor 2018 / 17:25
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) zgjodhi sot për kryetar të saj të ri, Mlladen Çadikovskin. Çadikovski morri gjithsejtë 86 vota, ndërsa kundër kandidati tjetër Stojançe Naumov, 77 vota. Krahas kryetarit të ri, SHGM-ja zgjodhi edhe anëtarët e bordit të drejtorëve, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës dhe anëtarët e Këshillit të Nderit. Deri më tani postin e kryetarit të SHGM-së e ka ushtruar Naser Selmani.
Loading…


