17 Dhjetor 2018 / 14:17
Euro-deputeti, Jorgos Gramatikakis ka thënë se Marrëveshja e Prespës duhet të zbatohet. Në të kundërt sipas tij, Shkupi do të jetë peng i fuqive të mëdha që nuk ia duan të mirën rajonit.
Jemi vonuar 25, 26 vjet. Besoj se patriotizmi më i madh për momentin është t’i japim fund këtij lavjerrësi të madh, duke i hapur rrugë pajtimit, të zhvillojmë iniciativat në rajon dhe t’ua mbyllim rrugën forcave dashakeqe në të ardhmen. Nëse Shkupi lihet anash ashtu siç është e lënë, do të jetë peng i fuqive të mëdha që nuk kanë qëllime të mirë për Ballkanin- eurodeputeti Jorgos Gramatikakis.
Loading…


