17 Dhjetor 2018 / 12:12
Tre avokatët Dimitar Dangov, Sterjo Zikov dhe Boro Tasevski hoqën dorë ta përfaqësojnë ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, në lëndën e PSP-së, “Dhunë në Komunën Qendër”, konstatoi gjyqtari Dushan Josifov në fillim të seancës së sotme.
Gruevskit iu caktua një avokat sipas detyrës zyrtare, Petar Dimovski.
Avokati Dimitar Dangov në seancën e kaluar për lëndën “Titanik” tha se do të heq dorë të përfaqësojë Gruevskin në këtë lëndë të PSP-së.
Loading…


