16 Dhjetor 2018 / 14:21
Tre udhëtarë kanë humbur jetën dhe 32 janë lënduar, katër prej tyre luftojnë për jetë. Ky është bilanci i aksidentit që ndodhi sot në orët e para të mëngjesit në Serbi. Fatkeqësia ka ndodhur në autostradën Leskovac-Nish, derisa autobusi me targa të Maqedonisë po udhëtonte drejt Vjenës. Edhe pse nuk ka qëndrim zyrtarë për shkaqet e aksidentit, mediat serbe raportojnë se kushtet atmosferike, rrugët e rrëshqitshme nga bora dhe akulli janë shkaktarët e kësaj tragjedie. Nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë konfirmojnë se njëri nga viktimat është mashkull i moshës 68 vjeçe dhe dy femra të paidentifikuar.
Ministra e Punëve të Jashtme të Maqedonisë
Deri në këtë moment është identifikuar vetëm një viktimë, mashkull 68 vjeçar. Kemi dëshmi se kanë ndërruar jetë edhe dy femra, por të njëjtat ende nuk janë identifikuar. Bëhet fjalë për linjën e transportit nga Struga, me tabela të regjistrimit “Euroturs” SU 3325 AC. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Dragi Rashkovski dhe përfaqësues të Maqedonisë në Beograd, janë drejtuar te vendi i fatkeqësisë.
Mjekët serb që po mjekojnë të lënduarit thonë se udhëtarët janë sjellë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, disa prej të cilëve edhe në rrezik për jetë.
Këtu tek ne janë shtrirë 28 pacientë, nga ta 4 janë në kirurgji dhe një në ortopedi. Dua të them se katër pacient janë dërguar në Nish. Sipas informacioneve të fundit, ata pacient janë me lëndime të rënda dhe të gjithë janë shtruar për kurim në kujdes intensiv dhe janë në gjendje kritike- deklaroi Nebojsha Dimitrieviç – Drejtor i Spitalit të Leskovacit.
Udhëtarët, njëherazi edhe dëshmitarët e vetëm okularë të ngjarjes thonë se në momentin e aksidentit kanë qenë duke fjetur dhe se nuk e dinë se si ka ardhur deri te rrokullisja e autobusit.
Kam qenë duke fjetur, nuk e di se si ka ndodhur. I kam dëgjuar njerëzit që po bërtisnin, në ata sekonda kur jam zgjuar autobusi më ishte rrokullisur”.
Asgjë nuk kam kuptuar sepse kam qenë duke fjetur. Ku jam përmendur kam qenë poshtë në autobus dhe nuk mbaj mend asgjë”.
Komuna e Leksovcit u ka siguruar transport të lënduarve për në destinacionin ku ata janë nisur. Njëqind metër më larg lokacionit ku ndodhi aksidenti i autobusit nga Maqedonia, ka ndodhur edhe një tjetër aksident, i cili fatmirësisht ka kaluar pa pasoja në jetë njerëzish. Autoritetet serbe bëjnë apel që të përshtatet shpejtësia e vozitjes me kushtet atmosferike dhe rrugën.
Besian Leka
Loading…


