14 Dhjetor 2018 / 14:53
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi tha se shumica parlamentare dhe opozita duhet të bëjnë maksimumin që të realizohen ndryshimet kushtetuese, në mënyrë që duke përmbushur obligimet e Marrëveshjes së Prespës vendi të hapërojë drejt NATO-s dhe BE-së. Edhe ambasadorja e Britanisë së Madhe, Rejçel Gallovej vlerësoi lartë marrëveshjen, shprehu mbështetjen e vendit të saj që Maqedonia të integrohet në NATO dhe BE si dhe i inkurajoi deputetët të punojnë në procesin e pajtimit. Këto komente u bënë në Kuvend gjatë nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim, me rastin e 25 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Shumica parlamentare, besoj edhe opozita, do ta japin maksimumin e vetë që Republika e Maqedonisë shumë shpejtë të bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-s dhe t’i fillojë negociatat për anëtarësim në BE dhe kjo do të thotë se duhet ne si Kuvend t’i rrumbullakojmë proceset e filluara dhe t’i përmbushim obligimet tona që rrjedhin nga marrëveshja e Prespës. Për ne si demokraci e re është sidomos e rëndësishme ndihma me të cilën përforcohet kapaciteti i Kuvendit në procedurat e nxjerrjes së ligjeve poashtu edhe në funksionin e saj mbikëqyrës.” -theksoi – Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit
Maqedonia ka kaluar kriza politike viteve të kaluara. Kuvendi ishte në qendër të asaj trazire. Ju, anëtarët e këtij Kuvendi keni përgjegjësi të madhe tani, që të tregoni veten përmes dialogut, të përkrahni standardet demokratike dhe të punoni në procesin e pajtimit duke vendosur një shembull pozitiv për gjithë shoqërinë, njëkohësisht duke e mbështetur Shtetin e së drejtës. Marrëveshja e Prespës është historike që i lejon Maqedonisë t’i arrijë objektivat e saj strategjike. Tani është e rëndësishme që procesi të përmbushet.” – tha Rejçel Gallovej, Ambasadore e Britanisë së Madhe
Anesa Salihu
Loading…


