14 Dhjetor 2018 / 19:45
Maqedonia mori jashtëzakonisht mendim pozitiv nga Komisioni i Venecias për ndryshimet në ligjin për gjykata, i cili është në procedurë kuvendore, kumtojnë nga Ministria e Drejtësisë.
Në kumtesë theksojnë se në seancën e sotme të Komisionit të Venecias, mendimi është miratuar, ndërsa prej atje theksojnë se numri më i madh i mendimeve të dhëna në vitet paraprake tani janë implementuar në ligj. Qëllimi i këtyre ndryshimeve të ligjit është harmonizimi me standardet evropiane.
Si ndryshime kyçe në pjesën e Ligjit për gjykata, janë ato që kanë të bëjnë në bazat për konfirmimin e përgjegjësisë disiplinore te gjykatat. “Ekzistojnë më shumë përfitime nga ndryshimet e Ligjit për gjykata: Kritere të reja dhe të vjetruara për zgjedhje të gjykatësit, kryhet ridefinim i bazave për shkarkimin dhe për konfirmim të përgjegjësisë së gjykatësve”, sqarojnë nga Ministria e Drejtësisë.
Këtë javë ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska theksoi se pret që ndryshimet t’i mbështesin të gjithë 12 deputetët në shtëpinë ligjdhënëse. “Shpresoj se të gjithë 120 deputetët do të kenë guxim dhe forcë t’i mbështesin këtë ndryshime, sepse ata tashmë janë verifikuar nga Komisioni i Venecias, i cili e vlerëson harmonizimin e rregullativës ligjore me standardet evropiane”, tha Deskoska.
Loading…