11 Dhjetor 2018 / 9:49
Me dëshimin e katër dëshmitarëve, n; mesin e tyre edhe ish-kryetarin e Kuvendit Trajko Veljanoski, sot në Gjykatën Penale të Shkupit do të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar.
Gjyqtarja Dobrilla Kacarska njoftoi se në seancën e caktuar për enjten do të dëgjohen dëshmitarë ndërsa të premten prokuroria duhet të dorëzoj dëshmi shtesë.
Kacarska theksoi se që nga java e ardhshme është planifikuar që të pandehurit dhe mbrojtja e tyre fillojnë dhënien e fjalëve përmbyllëse.
Ndryshe, për ngjarjet në Kuvend të akuzuar janë 33 persona prej të cilëve 31 për veprën penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” dhe dy të tjerë për veprën penale “nxitje”.
ALSAT
Loading…


