10 Dhjetor 2018 / 9:57
Gjykimi për rastin e 27-prillit vazhdon sot me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja. Mbrojtja e të akuzuarit Mitko Çavkov ka propozuar dy dëshmitarë, e Dushko Lazarovit tre dëshmitarë, e Goran Gjoshevskit dy dëshmitarë, mes të cilëve edhe ish-kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski.
Dëshmitarë shtesë ka propozuar edhe mbrojtja e të akuzuarve Bogdan Ilievski – pesë dëshmitarë, Boris Damovski dhe Jane Çento nga një dhe Abdulfeta Alimi, e ka propozuar Ziadin Selën.
Në seancën e kaluar u mbrojt i akuzuari Aleksandar Vasilevski “Ninxha”, ndërsa me propozimin e tij janë dëgjuar dëshmitarët Dejan Dimovski ‘Bokser”, Vekle Petrushevski dhe Bllagoja Vasilevski. Në gjykatë u dëgjua edhe ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanosovski.
Loading…