Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik nga Turqia, sot paralajmërohet mot i paqëndrueshëm me shi, bubullima dhe erë të fuqishme. Lokalisht proceset do të jenë më intensive me shi më të rrëmbyeshëm, erë të fuqishme dhe paraqitje të breshrit. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 11 deri 19, ndërsa ajo maksimale prej 28 deri 36 gradë.
Në Shkup, paradite mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Në orët e pasdites do të ketë kushte për zhvillim të paqëndrueshmërisë, të shoqëruar me shi, bubullima dhe erë të fuqishme veriore. Temperatura minimale do të bie deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 33 gradë.
Moti i paqëndrueshëm me shi, bubullima dhe erë të fuqishme do të jetë i pranishëm deri të premten kur vijon periudhë e motit kryesisht më të nxehtë dhe me diell me rritje të temperaturave ditore të cilat do të tejkalojnë 30 gradë. Të enjten paralajmërohet dukuri e izoluar e paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima.


