8 Dhjetor 2018 / 14:10
Fshatrat e Komunës së Dollnenit përballen me probleme të shumta infrastrukturore. Ata ndjehen të lënë pas dore si nga pushteti qendror, ashtu edhe nga autoritetet lokale. Banorët e fshatit Zhitosh që graviton në këtë Komunë, kërkojnë kushte për një jetë normale, parasëgjithash riparimin e rrugëve që të mund të lëvizin lirshëm.
Siç e shihni edhe vetë, rrugët që janë në kompetenca të shtetit, janë rrugë katastrofale. Ka shumë gropa. I bëjmë apel Ministrisë së Transportit t’i sheh këto fshatra sepse janë lënë anash për së tepërmi dhe duhet të vizitohen”- tha Lavrdim Jusufi , banor i Komunës së Dollnenit.
Siç e shihni edhe vetë, e prishur. Më keq nuk mund të gjesh askund. I prishëm edhe veturat edhe gjitha pajisjet, nuk ka mbetur asgjë. Kjo rrugë ka 50 vite që është ndërtuar, na kanë harruar”-pohoi Çaka Izbajra , banor i Komunës së Dollnenit.
Infrastruktura rrugore, tangon edhe bizneset e kësaj ane. Ahmet Saliu i cili kultivon duhan sikurse shumica e banorëve të tjerë, thotë se mungesa e infrastrukturës ka ndikim negativ në biznesin e tij.
Po si nuk ka dëmtohen veturat! Secilën dit i dërgojmë në Prilep tek mjeshtrit për t’i rregulluar veturat. Rruga nuk bën. Rrugë nuk kemi as për në fushë. Vetëm me helikopter të shkojmë në fushë të punojmë. E kanë sjell një ngarkues aty, në vend që të punojnë me të ata e kanë dëmtuar edhe më më tepër”- theksoi Ahmet Saliu , banor i Komunës së Dollnenit.
Nga Komuna e Dollnenit shfajësojnë veten, duke thënë se problemin e kanë të trashëguar nga udhëheqësia paraprake e Komunës. Kryetari Xhemil Qamili, i vetëdijshëm për gjendjen jo të mirë të rrugëve, premton se për dy vite do e përmirësoj gjendjen infrastrukturës në këtë zonë.
Kemi hasur në situatën ku nuk kemi pasur asnjë projekt të gatshëm, me të cilin do të mund të aplikonim ose ta realizojmë deri në këtë kohë. Pasi që e zgjodhëm shtëpinë projektuese ne kemi porositur diku 10 kilometra rrugë dhe rrugica nëpër fshatra. Jo deri në fund të mandatit, por brenda dy viteve, do t’i realizojmë këta që tani i kemi porositur”- deklaroi Xhemil Qamili , kryetar i Komunës së Dollnenit.
Rrugët që lidhin fshatrat në këtë komunë janë shumë të ngushta dhe jashtë çdo standardi. Kreu i Komunës Qamili thotë se ka kërkuar nga Ministria e Transportit që të zgjerohen të njëjtat, por deri tani nuk ka marr përgjigje.
Kjo është nën kompetencë të Qeverisë, këto rrugë janë ndërtuar tani së shpejti, por edhe pse i kanë ndërtuar tani, i kanë lënë ashtu 3 ose 3 metra e gjysmë, të cilat me të vërtetë na bëjnë vështirësi të madhe për zhvillimin e komunikacionit tonë. A do e kërkoni zgjerimin e rrugëve? Po po patjetër, e, e kemi bërë kërkesën ndërsa tani presim përgjigje”-pohoi Xhemil Qamili , kryetar i Komunës së Dollnenit.
Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve nuk u përgjigjën as në pyetjet e Alasat, se kur do të marrin masa për përmirësimin e infrastrukturës në Komunë të Dollnenit. Ndërsa si pasojë e mungesës së kushteve për jetesë, në shkollat fillore të fshatrave të Dollnenit është përgjysmuar numri i nxënësve, pasi që të rinjtë e këtij vendi migrojnë për jetë më mirë.
Besian Leka
Loading…


