8 Dhjetor 2018 / 10:44
Kretari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi me rastin e festës së 8 dhjetorit ditës së Shën Klimenti të Ohrit ka uruar të gjithë pjesëtarët e anëtarëve të Sinodit të Shenjtë të Peshkopëve të Kishës Ortodokse të Maqedonisë dhe të gjithë pjesëtarëve të religjionit ortodoks.
Dituria, arsimi dhe iluminizmi i mendjes kanë qenë udhërrëfyesi për Shën Klimentin e Ohrit i cili ka punuar palodhshëm në vazhdimin e misionit të Shën Kirilit dhe Metodit, në krijimin e Shkollës Letrare të Ohrit dhe Arqipeshkvisë së Ohrit, a jo më pak e vlefshme për nderim është edhe veprimtaria e tij përkthyese. Ai ka besuar se vetëm ashtu mund ta shprehë dashurinë e tij ndaj njerëzve dhe të japë kontribut në fisnikërimin e njerëzimit.
Qytetarë të nderuar, ju uroj ditë të bukur festive, përmbushur me qetësi shpirtërore, ngrohtësi familjare, me besim dhe shpresë se të gjithë dimë se si të respektohemi ndërmjet veti, duam dhe mundemi të bëhemi njerëz më të mirë, qytetarë të zellshëm të bashkësisë dhe shembull i shkëlqyer për rajonin dhe botën”- thuhet mes tjerash në letrën e urimin të kryetari të Kuvendit.
Alsat
Loading…


