5 Dhjetor 2018 / 11:40
Prokuroria Speciale Publike ka kërkuar, ndërsa gjykata ka miratuar paraburgim 30 ditorë për ish kryeministrin Nikolla Gruesvki, për rastin “Titanik”. Kërkesa për paraburgim për rastin në fjalë vjen pasi ditë më parë Kuvendi i hoqi imunitetin Gruevskit. Gjykata miratoi kërkesën e PSP-së dhe Gruesvkit i cili është në arrati iu shqiptua masa e paraburgimit 30 ditorë.
Ndryshe seanca e sotme gjyqësore për këtë rast filloi me një orë vonesë, për shkak se me vonesë u sollën nga Burgu i Shutkës dy të akuzuarit e tjerë Mile Janakievski dhe Kirill Bozhinovski.
Loading…


