4 Dhjetor 2018 / 22:55
Igor Janushev, sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së , në emisionin “200” hodhi poshtë akuzat se VMRO-DPMNE-ja është përfshirë në ngjarjet e “27 prillit”.
Askush nga VMRO-ja nuk ka organizuar asgjë më 27 prill?
Ne kemi numër të madh të anëtarësisë. Nëse dikush që ka qenë pjesë e ndonjë rasti të pakëndshëm më 27 prill, pas dhe para 27 prillit, a ka qenë anëtarë ose jo i VMRO-DPMNE-së, kjo nuk mund të barazohet me veprimin e partisë. Nëse dikush ua thyen juve automobilin ose ju futet në shtëpi dhe nëse ai është anëtarë i VMRO-DPMNE-së, a do të thotë kjo se unë Nazimit duhet t’i kërkoj falje sepse VMRO-DPMNE qëndron pas asaj!- tha Janushev.
Alsat
Loading…


