3 Dhjetor 2018 / 14:43 Ministria e Shëndetësisë do të ndajë maska speciale për mbrojtje nga ndotja e ajrit, si masë për parandalimin e sëmundjeve të organeve të frymëmarrjes të cilat shkaktohen nga niveli i lartë i prezencës së grimcave të dëmshme, PM10. Pos maskave, ministria e Shëndetësisë njoftoi hapjen e tre pikave të kujdestarisë të cilat do të pranojnë fëmijët e prekur nga sëmundjet respiratore. Ajo që e shqyrtojmë si alternativë dhe për çfarë mbledhim të dhëna është të shohim se cili grup i pacientëve kanë nevojë të mbrohen me maska speciale, dhe kur do e kemi këtë numër…
Author: almakos
3 Dhjetor 2018 / 14:27 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se ai nuk mund të garantojë nëse Athina do t’i kryejë obligimet që dalin nga Marrëveshja e Prespës pasi Kuvendi i Shkupit t’i bëjë ndryshimet kushtetuese e as nëse Shkupi do të përfundojë me ndryshimet kushtetuese. Stoltenberg tha se vendimi iu takon dy vendeve, por se sapo marrëveshja të zbatohet, NATO-ja është gati ta pranojë vendin si anëtaren e 30-të. Stoltenberg nuk komentoi rastin e ish kryeministrit, Nikolla Gruevski me arsyetimin se arratisja dhe azili duhet të zgjidhen mes Budapestit dhe Shkupit. I takon Kuvendit dhe autoriteteve…
3 Dhjetor 2018 / 14:12 Ish shefi i DSK, Vlladamir Atanasovski gjatë kohës sa ka qenë në krye të policisë sekrete, ka urdhëruar sulm ndaj Komisionit Shtetëror Zgjedhorë, përderisa ky institucion nuk do të kishte marrë parasysh ankesat e VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Këto të dhëna sot në Gjykatën Penale të Shkupit i shpalosi Stefan Mlladenovski, i akuzuar për ngjarjet e 27 prillit, sipas të cilit sulmi në KSHZ ishte paraparë të realizohet me koktej molotovi. Loading…
3 Dhjetor 2018 / 13:52 Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg vlerësoi sot se mbrojtja që ia jep Hungaria si vend anëtar i BE-së, ish kryeministrit Nikolla Gruevski nuk është çështje e NATO-s por është diçka që mund ta zgjidhin Shkupi dhe Budapesti. “Nuk jam unë ai që duhet ta komenton këtë. Kjo është çështje që duhet të diskutohet mes Shkupit dhe Budapestit”, deklaroi Stoltenberg në pres konferencë para mbledhjes ministrore të NATO-s. Loading…
3 Dhjetor 2018 / 13:11 Koordinatori i grupit të punës për integrim në kuadër të trupit për pajtim, Jovan Mitrevski, deklaroi se në mbledhjen e parë grupi është koordinuar për fazën e debatit publik përpara përpilimit të amendamenteve për ndryshimet kushtetuese. Sipas tij, debati do të zhvillohet në Universitetet publike të vendit duke filluar nga Shkupi. Debati publik zgjat 5 ditë kurse në afat prej 3 ditës pas secilit debat Qeveria duhet të përgatisë raport. Në bazë të debatit dhe raporteve, Qeveria do të përgatisë amendamentet me të cilat do të fillojë debati parlamentar në fazën e tretë të ndryshimeve…
3 Dhjetor 2018 / 12:20 Opozita hungareze përmes një letre të përbashkët dorëzuar Parlamentit kërkon heqjen e azilit ish kryeministrit, Nikolla Gruevski dhe largimin e tij të menjëhershëm nga Hungaria, respektivisht ekstradimin e të njëjtit në Shkup. “Partia Socialiste”, “Dialog për Hungarinë” dhe “Koalicioni demokratik” i tërheqin vërejtjen qeverisë së Viktor Orbanit, duke theksuar se ajo nuk e përfaqëson vetëm popullin hungarez, por të gjithë qytetarët e BE-në. Ata i kërkojnë Qeverisë të kthehet në rrugën evropiane dhe t’i respektojë standardet evropiane. Letrën e hapur, me të cilën dhënia e azilit Gruevskit vlerësohet si e turpshme dhe e papranueshme, opozita…
3 Dhjetor 2018 / 10:54 Grupi punues për pajtim sot me fillim në ora 11:30 minuta do ta mbaj mbledhjen e parë. Ky trup është nja nga tre grupet që u formuan për punë më efikase të Trupit Koordinativ për Pajtim dhe Integrim. Dy grupet e tjera kanë për qëllim integrimin dhe reformat. Si pikë me e ndjeshme pritet të jetë ajo e pajtimit, gjegjësisht dilema se si ajo do të zbatohet. Loading…
3 Dhjetor 2018 / 10:31 Mijëra gjeorgjianë kanë protestuar pas rezultatit të zgjedhjeve ku Salome Zurabishvili, i mbështetur nga partia më e madhe në vend, doli fitues në zgjedhjet presidenciale. Me flamuj të Gjeorgjisë dhe Bashkimit Evropian, protestuesit në Tbilisi kërkuan zgjedhje të parakohshme parlamentare si dhe ligj të ri zgjedhor. Zurabishvili, mori 59.5 përqind të votive përderisa kandidati i opozitës Grigol Vashazde mori 40.5 përqind. Vashadze ka bërrë thirrje për protesta paqësore duke kundërshtuar rezultatin zgjedhor, si dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Loading…
3 Dhjetor 2018 / 10:14 Me disa aktivitete në vend sot do të shënohet 3 Dhjetori – Dita ndërkombëtare e personave me nevojat të veçanta. Në sallën solemne të Qeverisë së Maqedonisë do të mbahet diskutim me temë “Forcimi i personave me nevoja të veçante dhe sigurim i përfshirjes dhe barazisë”. Fjalim do të kenë Zoran Zaev, Mila Carovska, Spase Dodevski, Samuel Zhbogar dhe të tjerë. Shënimi i 3 Dhjetorit do të bëhet edhe në Institutin për Defektologji pranë Fakultetit Filozofik në Shkup. Ndërsa disa aktivitete do të organizojnë edhe institucione tjera shtetërore. Loading…
3 Dhjetor 2018 / 10:00 Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për lëndën “Titanik 2” të PSP-së, e cila ka të bëjë me parregullsi zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013. Në mesin e të akuzuarve janë ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, i cili ndodhet në paraburgim dhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi. Seanca e kaluar u anulua me kërkesë të avokatëve të Thaçit, ndërsa gjykatësi Ognen Stavrev dha afat prej tre ditëve që mbrojtja të deklarohet nëse mbrojtja do të propozojë dëshmitarë disa nga të akuzuarit. Në rastin “Titanik 2” të akuzuar janë edhe ish-anëtarët…
3 Dhjetor 2018 / 6:26 Temperaturat minimale parashikohen të lëvizin nga -3 deri 20C, ndërsa maksimalet e ditës 4 deri në 8 0C. Era do të fryjë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare, parashikon Instituti Hidrometeorologjik i Maqedonisë. Loading…
2 Dhjetor 2018 / 21:41 Ndotja e ajrit në kryeqytetin e Shkupit sonte ka arritur në përmasa ekstreme, kryeqyteti i Kosovës sonte u rendit si i dyti, ndërsa Shkupi sonte u rradhit i shtati me ajrin më të ndotur në botë. Kryeqytetet e të dy vendeve të lartpërmendura gjenden në listë me vendet e Indisë, Pakistanit dhe Kinës. Nga matjet e fundit në Qendër rezultuan 109 PM grimca në 100 mikrogram, Karposh me 179 dhe vendi i quajtur Rektorat me 149 PM grimca në 100 mikrogram. Loading…

