2 Dhjetor 2018 / 12:54
Gjykata shfuqizon masën e paraburgimit për Mijallkovin për rastet “Target-Fortesa”
Paraburgimi për ish-drejtorin e DSK-së Sasho Mijallkov për rastin “Target-Fortesa” është shfuqizuar me propozimin e PSP-së.
Nga atje thonë se PSP në të një kohë kur kanë kërkuar 30 ditë paraburgim për lëndën “Perandoria” kanë propozuar që t’i shfuqizohet masa e paraburgimit Mijallkovit për akuzën e përgjimeve të mëdha, ndërsa gjykata e ka pranuar atë.
Kjo do të thotë se Mijallkovit i ngel në fuqi masa e 30 ditë paraburgim e cila iu caktua mbrëmë për lëndën “Perandoria”, ndërsa masa e paraburgimit për lëndët “Shënjestra-Fortesa” iu është shfuqizuar.
Loading…


