1 Dhjetor 2018 / 11:57
Policia ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim gjashtë të tjerë në lidhje me incidentin që ndodhi gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në Tetovë.
Një zënkë mes dy grupeve ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit që për fat të mirë nuk solli të plagosur apo viktima.
Zënka mes dy grupeve ka filluar brenda një kazinoje që gjendet në qendër të Tetovës dhe ka qenë verbale, për të kaluar më pas në zënkë fizike.
Zëdhënësi i policisë së Tetovës, Fatmir Rexhepi tha mbrëmë se kishte patur incident në qendër të Tetovës dhe po punohet për zbardhjen e rastit.
Loading…


